Aktualitet

Vdekja e pronarit e dy punëtorëve në galerinë e Dibrës/ Firma u hap nga inxhinieri 8 muaj më parë, Prokuroria nis hetimet

29 Tetor 2020, 15:52 Nga DOSJA

DIBËR– Prokuroria e Dibrës ka nisur hetimet për vdekjen e trefishtë të ndodhur në galerinë e Selishtës. Hetimet kanë nisur për “Shkelje të rregullave të mbrojtjes gjatë punës”, ku si pasojë ndërruan jetë dy punëtorët Fatos Çesku dhe Rexhep Rushiti.

Bashkë me ta u asfiksua nga gazi edhe pronari i galerisë së kromit, inxhinieri  Ismail Hoxha. Mësohet se ky i fundit zotëronte kompaninë “KACNIA HOXHA 1 D.I.O.E.M”, biznes që është hapur vetëm 8 muaj më parë pasi kishte marre me qera disa galeri kromi në zonë. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë, kohë kur të tre kishin humbur kontaktet me familjet e tyre. Viktimat, trupat e të cilëve u nxorrën nga galeria në orët e para të mëngjesit të sotëm,  janë identifikuar si Ismail Hoxha, rreth 62 vjeç me detyrë inxhinier miniere dhe dy punëtorët Fatos Çesku dhe Rruzhdi Rrushiti; përkatësisht 55 dhe 29 vjeç. Dyshohet se të gjithë janë asfikuar nga një rrjedhje gazi brenda në minierë duke iu sjellur vdekjen e menjëhershme. Kjo pasi miniera që ishte në pronësi të inxhinierit Hoxha nuk kishte sistem ajrimi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tragjedi ne diber tragjedi ne diber

Sondazh

Poll