Aktualitet

Detaji PREKËS/ Inxhinieri vdiq në përpjekje për të dalë nga miniera, trupi iu gjet tek shkallët hyrëse

29 Tetor 2020, 17:31 Nga DOSJA
Detaji PREKËS/ Inxhinieri vdiq në përpjekje për të

DIBËR– Inxhinieri Ismail Hoxha humbi jetën teksa përpiqej të dilte nga miniera ku ishte bllokuar bashkë me dy punëotrët, Fatos Cesku dhe Rruzhdi Rushiti. Hoxha kishte ndjerë erën e gazit dhe ishte përpjekur të dilte nga miniera, në mënyrë që të kërkonte ndihmë edhe për dy punëtorët e tjerë, por nuk ia doli dot.

Trupi i tij u gjet pak pas orës 23:00 të mbrëmjes së kaluar, 20 metra thellë, te shkallët hyrëse në bizhanteri, e cila është pjesa lidhëse.

Trupat e dy punëtorëve të tjerëm Fatos Ceskut dhe Rruzhdi Rushiti, u gjetën më vonë. Prej tre ditësh ata kishin humbur kontaktet me familjet pasi ishin bllokuar në minierë, ndërkohë që lajmi u bë publik një ditë më parë në media.

Të tre kanë ndërruar jetë si pasojë e rrjedhjes së gazit brenda në minierë, e cila nuk kishte sistem ajrimi. Prokuroria ka nisur hetimet pasi miniera ishte mbyllur nga shteti dhe punohej në të zezë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatos çesku ismail hoxha ruzhdi rushiti tragjia ne diber fatos çesku ismail hoxha ruzhdi rushiti tragjia ne diber

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Tetor 2020, 17:19

DIBËR– Dhimbja dhe humbjet e jetëve në miniera nuk kanë fund! Ruzhdi Rushiti, një prej punëtorëve që në orët e para të mëngjesit u nxorr i pajetë nga...