Aktualitet

“Punonin në të zezë, s’dimë kush është pronari”/ Fqinjët ngrenë duart lart pas tragjedisë në minierë, viktimat

29 Tetor 2020, 16:42 Nga DOSJA
“Punonin në të zezë, s’dimë kush është

DIBËR– Fqinjët e inxhinierit dhe të punëtorëve të minierës “Balgjat” në Dibër, që u gjetën të vdekur ditën e sotme, kanë rrëfyer se miniera ishte e mbyllur nga shteti dhe tre të ndjerit, punon aty në të zezë. Në një prononcim për AbcNews, ata tregojnë se prej tre ditësh nuk kishin kontaktuar as me inxhinierin dhe as me dy punëtoret dhe se zhdukjen e tyre e kanë marrë vesh nga mediat, një natë më parë.

“Sipas të afërmve të tij sot që erdhën nga Peshkopia, viktimat ka gati tre ditë që ato kanë qenë të bllokuar dhe nuk kanë pasur asnjë kontakt. Sipas të informacioneve që unë kam këto kanë qenë të pasiguruar dhe se galeria ka qenë e mbyllur. Kushëriri i Fatosit që punon atje më ka thënë se po punonin në të zezë pasi galeria ka qenë e mbyllur nga shteti, por se për kë po punonin nuk e di,”– është shprehur një prej tyre.

Ne jemi komshi në një pallat, dhe viktima ka tre dit që nuk ka pas asnjë kontakt dhe mbrëmjen e djeshme nga ora 11 e darkës kemi dëgjuar nga media se ato ishin të bllokuar atje pasi ato vetë kishin shkuar që ti kërkonin. Unë nuk e di se kush është pronari,”- tha një tjetër.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur tre ditë më parë, kohë kur të tre kishin humbur kontaktet me familjet e tyre. Viktimat, trupat e të cilëve u nxorrën nga galeria në orët e para të mëngjesit të sotëm, janë identifikuar si Ismail Hoxha, rreth 62 vjeç me detyrë inxhinier miniere dhe dy punëtorët Fatos Çesku dhe Rruzhdi Rrushiti; përkatësisht 55 dhe 29 vjeç. Dyshohet se të gjithë janë asfikuar nga një rrjedhje gazi brenda në minierë duke iu sjellur vdekjen e menjëhershme. Kjo pasi miniera që ishte në pronësi të inxhinierit Hoxha nuk kishte sistem ajrimi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatos çesku ismail hoxha rruzhdi rrushiti tragjedia ne diber fatos çesku ismail hoxha rruzhdi rrushiti tragjedia ne diber

Sondazh

Poll