Plagoset me thikë 15-vjeçari në Sarandë nga bashkëmoshatari i tij, niset me urgjencë drejt spitalit
29 Tetor 2020, 15:43Nga DOSJA
SARANDË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:00 në Sarandë ku 15- vjeçari me iniciale E. Ç. ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij K. T.
Policia bën të ditur se ky i fundit është nisur me urgjencë drejt spitalit dhe për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka sekuestruar thikën ndërkohë autori i ngjarjes ndodhet në komisariat.
Njoftimi i policisë:
Sarandë- Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Sarandës. Sipas policisë i plagosuri është K. T., 15 vjeç, banues në Sarandë, i cili rreth orës 15:00, është paraqitur për ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit të Sarandës. Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, autorin e ngjarjes, shtetasin E. Ç., 15 vjeç. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe mjetin prerës (thikë). Shtetasi K. T. aktualisht ndodhet në spitalin rajonal Sarandë, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI– 499 viktima, 8,809 të infektuar aktivë dhe 11,007 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Sh...
BRUKSEL- Eurodeputeti gjerman, Michel Gahler ka folur në lidhje me Shqipërinë dhe Maqedonin e Veriut mbi kushtet që këto dy vende duhet që të plotësojnë në mëny...
TIRANË– Rritja e numrit të të infeltuarve me Covid-19 ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të marrë masa shtrënguese. Në një deklaratë për mediat, zv/minist...
TIRANË- 717 qytetarë janë gjobitur me 30 mijë lekë të vjetra pasi nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse për parandalimin e Covid-19. Gjithashtu, gjatë kontr...
TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar pusullën pesë subjekteve të radhës. Këtë herë OFL-ja është ndalur në Tiranë e Elbasan. Gentian Ajazi, ...
KUKES– Pamje të frikshme vijnë nga ura në Kukës. Një makinë duket se ka humbur kontrollin dhe ka devijuar për nga kangjellat që janë anësore urës.Siç shi...
TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka rezultuar pozitv me Covid-19 dotën e sotme. Ai pas daljes së rezultatit pozitiv të tamponit është...
SPANJË- 560 kilogramë kokainë! Ky është rezultati i një operacioni të madh antidroge në spanjë, në zonën e njohur si Ribadeo. Të arrestuarit janë Gerardo R...