Aktualitet

‘Shtrëngohet rripi’, shtimi i të infektuarve kyç konviktet, mësimi në universitete do të zhvillohet vetëm online, Rak

29 Tetor 2020, 14:49 Nga DOSJA
‘Shtrëngohet rripi’, shtimi i të infektuarve kyç

TIRANË– Rritja e numrit të të infeltuarve me Covid-19 ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të marrë masa shtrënguese. Në një deklaratë për mediat, zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se dyert e konvikteve do të mbyllen plotësisht.

Rakacolli shtoi gjithashtu se Komiteti i Ekspertëve ka vendosur që Universitetet të qëndrojnë të mbyllura, për të shmangur grumbullimet dhe mësimi do të zhvillohet online. Gjithashtu, në diskutim për tu mbyllur janë edhe baret e restorantet në ish-Bllok, pas orës 22:00. Rakacolli u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat, të mbajnë maskat e të ruajnë distancat, ndryshe masat do të shkojnë drejt ashpërsimit.

Situata epidemiologjike në lidhje me infeksionin Sars-Cov2 dhe sëmundjen Covid-19 ashtu si në të gjitha vendet e botës, edhen ë Shqipëri paraqitet me një rritje të numrit të rasteve javët e fundit, gjë që është reflektuar edhe në shifrat e incidencës, 130 raste për 100 mijë banorë. aktualisht në vend kemi 500 vatra aktive dhe 35% e tyre janë në Tiranë. Vlerësohet se rastet e rritura pozitive përkojnë me hapjen e shkollave, bareve dhe restoranteve dhe njëkohësisht me fazën e lehtësimit të masave shtrënguese por dhe me sezonin e vjeshtes që sjell më shumë grumbullime në ambjentet e brendeshme dhe rritje të kontakteve në ambiente të mbyllura. Njëkohësisht, Komiteti Teknik po vlerëson mbylljen e bareve e kafeneve në zonën e Bllokut në Tiranë pas orës 22.00, duke qenë se konstatohet një vatër rreziku të madh potencial nga grumbullimet në atë zonë gjate orëve të natës. Një thirrje për të gjithë, për të zbatuar rregullat e vendosura, nëse nuk ka disiplinë do të rrezikojme mbylljen që askush nuk e do. Secili prej nesh e ka në dorë të frenojë përhapjen e epidemisë. Vendimi që kemi marrë për maskën e detyrueshme është një vendim i drejtë, i provuar tashmë për dobinë e tij. Mbajeni maskën kudo dhe ruani distancimin fizik, pa harruar higjienën e duarve,”- tha Rakacolli.

Ndërkohë numri i të infektuarve vijon të rritet në Shqipëri. Në 24 orët e fundit ndërruan jetë 6 pacientë me Covid-19, dhe u identifikuan 275 raste të reja. Në total, numri i të infektuarve aktivë në Shqipëri ka shkuar në 8,809, ndërsa 499 persona kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi mbyllja e dyte ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi mbyllja e dyte ne shqiperi

Sondazh

Poll