Politike

“A e ndihmon qëndrimi juaj fasadë Ramën”, deputeti i ardhshëm i sinqertë: Po, por PD ta mendonte më herët, do hyjmë

19 Prill 2019, 11:25 Nga DOSJA
“A e ndihmon qëndrimi juaj fasadë Ramën”, deputeti i

TIRANE- Zef Shtejfni, kryetari i Partisë “Ora e Shqipërisë”, flet për Dosja.al dhe tregon arsyet pse do të hyjë në parlament.

Aleati i Bashës, thotë se djegia e mandateve nga opozita është një katastrofë, teksa shton se partia që drejton do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Ai pranon se situata e krijuar ndihmon kryeministrin Edi Rama, por kjo sipas tij, nuk është problemi i tij por i opozitës, që siç thotë “duhet t’a kishte menduar më herët”.

Pjesë nga intervista:

Si e gjykoni djegien e mandateve nga opozita?

Djegia e mandateve nga opozita katastrofë kombetare, pavarësisht çdo gjëje që thotë opozita ka të drejtë, por djegia e mandateve se justifikon atë që qytetarët shqiptarë kanë votuar dhe presin nga opozita.

Po qëndrimin e opozitës për zgjedhje pa Edi Ramën Kryeministër?
Po është e drejta e opozitës që të kërkojë largimin e Kryeministrit por që të funksionojë duhet që në koherencë të plotë me ndërkombëtarët duhen të merren vendime të mëdha pasi jemi në prag të negociatave me BE. Duhet të bëhen lëshime nga dy palët që të funksionojë kjo që kërkon opozita! Të ulen në bisedime dy palët dhe po nuk bëne lëshime të duhura zgjidhja është e vonuar.

A është kjo kërkesë e opozitës frikë nga mbështetja për Edi Ramën?

Kurrë s’do ketë mbështetje nga unë Edi Rama jo se ka nevojë për ndihmën time por pa e pati nuk do ta ketë vetëm do miratohen ligje që kanë interes publik.

Do të merrni pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit?

Ne zgjedhjet lokale jam regjistruar para 10 ditësh ku e morën vesh të gjithë vetëm PD se mori vesh dhe as nuk na thirri të paktën për të na pyetur. Në zgjedhje do futemi me disa parti të djathta po kryejmë një detyrim kushtetues në zbatim të ligjit.

Sa e ndihmon qëndrimi juaj si fasadë në Parlament apo edhe në zgjedhje Edi Ramën?

Këtë duhet ta kishte menduar mirë PD-ja se merr vendime pa u konsultuar me askënd ne jo e jo se nuk ishim në axhendën e PD. Parlamenti do të funksionojeë sepse vetë e kanë gatuar këtë çorbe në Reformën Zgjedhore të 2008 ku morën fuqi kryetarët e partive për interesa të veta! Këtë rast kjo ndihmon zotin Rama por jo se unë do bëhem pjesë për të ndihmuar qeverinë por jeta parlamentare do vazhdojë edhe për disa kohë!

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites zef shtejfni zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 djegia e mandateve te opozites zef shtejfni zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll