Politike

U takua me Bashën dhe ndërroi mendim brenda muajit, Zef Shtejni: Si më gënjeu! Më kërkoi falje, e pastaj s’na thirri më

19 Prill 2019, 09:48 Nga DOSJA
U takua me Bashën dhe ndërroi mendim brenda muajit, Zef Shtejni: Si

TIRANË- Flet për Dosja.al një nga kandidatët e opozitës që dorëzoi ditën e djeshme formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Zef Shtjefni.

Shtjefni, kandidat në listën e PD Shkodër, si kryetar i partisë aleate të Bashës, Partisë Ora e Shqipërisë, thotë se ndryshimi i qendrimit të tij lidhet me faktin se Basha nuk e mbajti fjalën për t’u takuar çdo muaj me aleatët.

Shtejfni thotë se Basha nuk e ka zbatuar marrëveshjen politike me aleatët.

Pjesë nga intervista:

Në mes të marsit, takuat kryetarin e Partisë Demokratike dhe deklaruat që nuk do ta digjni mandatin. Pse ndryshuar qëndrim pas 1 muaji?

Takuam në mes të marsit Z.Basha me kërkesë të tij pas dy vitesh që nuk ishim takuar. Mbajta fjalën time duke i bërë të qartë të gjitha problemet që kishim me ta! Z. Basha më tha ndjesë për çdo gjë që thua ke të drejtë!

Unë e firmosa se zoti Basha tha do t’ju mbledhë shumë shpejt. Do të konfigurojmë një opozitë të bashkuar dhe do bëjmë takime çdo muaj! Mirëpo ky nuk na takoi më. Në protesta nuk na thirri asnjëherë. Në fjalimin e fundit përmendi partitë e opozitës atyre pesë vetave që i ka pranë vetes.

Çfarë biseduat me zotin Basha?

Me zotin Basha fola për të gjitha problemet që pata nga zgjedhjet vendore te 2015 që nuk respektoi marrëveshjen politike që thoshte se një force politike po mori 5% të votave do marrin nën.kryetarin e bashkisë në njësitë vendore.

Partia “Ora e Shqipërisë”, mori 12% të votave në Bashkinë Lezhe dhe nuk respektoi marrëveshjen politike. Ja kam thënë disa herë z.Basha dhe z.Spaho por kanë thënë do ta zgjidhim dhe nuk e zgjidhën kurrë.

Problem tjetër i shtrova zotit Basha se në zgjedhjet e vitit 2017 isha tre muaj në çadër dhe na kishte premtuar se me ju do të bëjë qeverinë dhe mbas tre muaj lodhje nate e ditë shkoj bëri marrëveshje me Ramën dhe ne na flaku në rrugë. Zoti Basha në takim më tha “ndjesë falje”!

Cili ka qenë raporti juaj me zotin Basha përpara zgjedhjeve të 2017? A ishit I kënaqur nga pozicioni në listën e deputetëve?

Raporti im me Z. Basha ka qenë i shkëlqyer si njeri edhe në rafshin personal pavarësisht problemeve që kishim. Në listën për deputet nuk na pyeti kush vetëm kur na doli emri isha i 18-i në listën e Shkodrës. Për mua ishte një turp i madh duke ditur që 11 zona zgjedhore ka qarku Shkodër mua më cuan të 18. I kam dërguar sms zotit Basha dhe më tha Zef i dashur se kam bërë unë listën, e ka bërë organizimi, unë bëra listen e parë!

A mendoni se zgjedhjet e 2017 reflektojnë vullnetin e votuesve?

Zgjedhjet e 2017 janë tërësisht të deformuara pasi mazhoranca në shumë qarqe i ka blerë zgjedhjet dhe tjetra dalja e të gjithë partive në siglën e PD nuk arritëm të motivojmë votuesit për të votuar PD.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aleatet e bashes deputetet e rinj te opozites zef shtejfni aleatet e bashes deputetet e rinj te opozites zef shtejfni

Sondazh

Poll