Politike

A do të krijohet parti e re? Ç’po kurdisin Rudina Hajdari me Astrit Patozin (FOTO)

19 Prill 2019, 09:50 Nga DOSJA
A do të krijohet parti e re? Ç’po kurdisin Rudina Hajdari me

Tiranë- Deputetja Rudina Hajdari dhe një nga kritikët e Bashës, Astrit Patozi janë shfaqur së fundmi  bashkë duke konsumuar një bisedë në një nga kafenetë e Tiranës.

Dy ditë më parë, pardje, Hajdari dhe Patozi të veshur sport  biseduan dhe u këshilluan së bashku me njëri-tjetrin, me padyshim një nga temat kryesore do të ketë qenë aktualiteti politik. Kjo foto është shkrepur para se Hajdari të bëhej kryetare grupi

Theksojmë se Rudina Hajdari dje u bë kryetarja e grupit të deputetëve të PD-së në Parlament. Ky veprim i deputetëve të rinj u përshëndet edhe nga Astrit Patozi i cili tha me “këmbë të mbarë”. Sipas Patozit ky është përfaqësim dinjitoz i zgjedhësve në parlament dhe përgatitje e alternativës së re për qytetarët shqiptarë. (lexo këtu) 

Por pse ky takim i menjëhershëm mes Patozit dhe Hajdarit? A do të ketë një parti të re në horizont?

KQZ iu ka dhënë afat partive deri në 24 prill për t’u regjistruar në zgjedhjet e 30 Qeshorit. Nuk dihet ende nëse do të ketë një parti të re në vend që do të futet të lojën politike por këto takime të ngjallin dyshime.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit patozi partia e re rudina hajdari zgjedhjet e 30 qershorit astrit patozi partia e re rudina hajdari zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll