Politike

Salianji e qëlloi me shpullë teksa bërtiste, reagon Gjoni: Muskujt në rrugë…

19 Prill 2019, 10:05 Nga DOSJA
Salianji e qëlloi me shpullë teksa bërtiste, reagon Gjoni:

TIRANË- Deputeti i LSI-së, Ralf Gjoni, ka reaguar lidhur me përplasjen fizike të ndodhur mbrëmjen e djeshme me Ervin Salianjin. (Lexo këtu)

Me anë të një postimi në Facebook, Gjoni shkruan se politika nga një platformë idesh në parlament është kthyer në ‘tregim’ muskujsh në rrugë.

“Idetë në Parlament – muskujt në rrugë! Politika nga platformë idesh në parlament është kthyer në platformë muskujsh në rrugë. Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për një kastë të re e të pastër politike që e do këtë vend.”

Postimi i plotë:

 

Përplasja fizike mes Salianjit dhe Gjonit ndodhi pas emisionit “Open”.  Gjoni i kërkoi llogari Salianjit për faktin që i përmendi familjen gjatë debatit që patën në studio. Ndërsa ky i fundit e goditi me shuplakë.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ervin salianji ralf gjoni sherri salianji gjoni ervin salianji ralf gjoni sherri salianji gjoni

Sondazh

Poll