Politike

Salianji harron Ralf Gjonin, çfarë thotë pasi e goditi me shpullë deputetin

19 Prill 2019, 08:18 Nga DOSJA
Salianji harron Ralf Gjonin, çfarë thotë pasi e goditi me

Tiranë– Mbrëmjen e djeshme pas emisionit “Open”, ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji dhe deputeti Ralf Gjoni u përleshën fizikisht. Debati nisi kur Salianji i tha Gjonit fundërrinë politike, dhe se sipas tij deputetët e rinj janë futur në Parlament vetëm për të marrë rrogën. Pas emisionit Salianji goditi me shpullë Ralf Gjonin dhe ky i fundit pas  veprimit të ish-deputetit bërtiste.  (lexo këtu)

Por sot një ditë pas sherrit, Ervin Salianji ka reaguar për  gjendjen në të cilën ndodhet vendi sipas tij, por nuk ka thënë asnjë fjalë për përplasjen me Gjonin.

Reagimi i Salianji: 

Mbrëmë në Open;

-Gjendja e kriminalitetit shqetësim për gjithë strukturat e specializuara dhe shërbimet partnere

-Bashkëpunimi i qeverisë me krimin prioritet për qeverinë Rama, qeveria po bën hapa pas në rrugën drejt BE!

– Qeveria shqiptare “delja e zezë” e Evropës, po i nxin faqen shqiptarëve

-Bashkëpunimi me krimin projekt politik i Edi Ramës, ne e kemi denoncuar prej 6 vitesh, sot nuk ka institucion dhe media që nuk po e denoncon!

-Departamenti i Shtetit, Europol, progres raporti, mediat prestigjoze dhe gjithe strukturat përgjegjese per sigurinë shohin gjendjen e rënduar të kriminalitetit si shqetësimin kryesor.

 J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ervin salianji ralf gjoni sherri salianji gjoni ervin salianji ralf gjoni sherri salianji gjoni

Sondazh

Poll