Politike

U emërua kryetar i grupit, flet Nimet Musai: Kolegët e LSI-së më kanë mbështetur, s’jam pjesë e partisë

19 Prill 2019, 06:39 Nga DOSJA
U emërua kryetar i grupit, flet Nimet Musai: Kolegët e LSI-së

Tiranë- Pasi u bë kreu i Grupit të Pavarur në Parlament ka folur Nimet Musai, i cili  u shpreh se ky grup i sapoformuar, nuk ka asgjë me kolegët e LSI-së, duke shtuar se janë në Parlament sepse kanë treguar vlera.

“Vijmë nga një listë shumë-emërore, nuk jemi të pavarur por sistemi zgjedhor kështu funksionon. Nuk kemi asgjë me kolegët e LSI-së dhe ndodhemi në Parlament për të treguar vlera. Në momentalisht jemi një grup i vogël prej dhjetë anëtarësh por që jemi në rritje”, u shpreh ai në Fax News. 

Ai ka treguar më tej se nuk  është pjesë e LSI-së dhe për marrjen e mandateve është konsultuar me familjarët e tij. Ai thekson se e kanë mbështetur edhe kolegët e LSI-së për vendimin e marrjes së mandatit. 

“Në Parlament po përfaqësojmë qytetarët, shumë kolegë të LSI-së më kanë mbështetur ndërsa për marrjen e mandatit jam konsultuar me familjarët e mi. Nuk jam më pjesë e kësaj partie, por kam punuar i qetë. Qytetarët e Fierit gjithmonë më kanë mbështetur dhe votuar”, deklaroi deputeti.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike nimet musai opozita e re nimet musai opozita e re

Sondazh

Poll