Politike

Raporti 2019 për lirinë e medies në Shqipëri/ Vasili: Vendi në greminë

19 Prill 2019, 10:00 Nga DOSJA
Raporti 2019 për lirinë e medies në Shqipëri/ Vasili: Vendi

TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka deklaruar se në Shqipëri gazetarët kërcënohen nga krimi.

Duke iu referuar raportit të “Reporter pa kufij”, Vasili tha se Shqipëria ka rënë në minus 7 vende për lirinë e medias, tregon se liria e mediave ka rënë në greminë.

Të tërë shqiptarët, ose nëpërmjet televizoneve, ose nëpërmjet mediave sociale tregojnë të vërtetën. Sipas Reporteve pa kufij”, Shqipëria ka rënë -7 vende për lirinë  e mediave. Pra ka rënë më poshtë, ka rënë në greminë.

Njëkohësisht, raportet tregojnë qartë se çfarë mashtruesi është  Edi Rama, ose mashtruesi më i madh që ka njohur ky vend thotë nuk ka media të shantazhuar, por çfarë thotë “Reporterët pa kufij”.

Pra edhe me vdekje janë kërcënuar që mos të nxjerrin në pah korrupsionin e qeverisë. Standartet rreugulluese të medias janë rregulluar në emër të qeverisë. Çfarë ka bërë autoçensura.? 80 % e gazetarëve nuk kanë më besim në aftësitë e tyre profesionale.”-u shpreh Vasili.

Reporterët pa kufij” kanë publikuar dje raportin ndërkombëtar për lirinë e medias, ku Shqipëria kishte humbur 7 pozicione nga viti i kaluar. (Lexo këtu) Pas publikimit të raportit të shumta ishin reagimet, ku Presidenti Ilir Meta e quajti këmbanë alarmi. Po ashtu dhe Vokshi në një deklaratë u shpreh se liria e medias është në rrezik, dhe i ka dërguar një letër Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias Harlem Désir dhe ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri, Bernard Borchardt lidhur me rastet e fundit e dhunës ndaj gazetarëve.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike liria e medies në shqiperi petrit vasili raporti per shqiperine reporteret pa kufij liria e medies në shqiperi petrit vasili raporti per shqiperine reporteret pa kufij

Sondazh

Poll