Politike

Pse u fut Azem Hajdari në grevë urie…? Rama i drejtohet Hajdarit: Funksionon dot kështu një familje. Jo! Ftoj zonjat ta mb

29 Tetor 2020, 13:44 Nga DOSJA
Pse u fut Azem Hajdari në grevë urie…? Rama i drejtohet

TIRANE– Kryeministri Edi Rama bëri sërish një thirrje grave të Ballshit që të mbyllin grevën dhe të ulen për të gjetur një zgjidhje me qeverinë. Rama tha se ai dhe qeveria nuk shkojnë atje, nëse naftëtaret nuk mbyllin grevën, pasi sipas tij, kjo qeveri nuk bashkëbisedon nën presion.  Mes të tjerash, kryeministri i kërkoi deputetes Rudina Hajdari, e cila ka vizituar sot naftëtaret, që të bashkohet me të në përpjekjen që gratë e Ballshit të dalin nga greva. Ai mori si shembull dhe të atin e deputetes, Azem Hajdarin i cili po ashtu ka qënë pjesë e një greve.

PJESË NGA FJALA E RAMËS: 

‘Duke qënë se zonja Hajdari foli këtu për naftëtarët e Ballshit,dua t’ju sqaroj të gjithë që flasin kur u referohen hallexhinjve të vendit se hallet nuk zgjidhen me padituri dhe gënjeshtra. Nuk kam arsye që gënjeni me padituri por me vetëdije. Nafta po vidhet, por fabrika është e fikur nuk po prodhon asnjë gram naftë. Si vidhet nafta dhe kush e vjedh, kur bëhet fjalë për një kompani private dhe refineri të fikur? Është e rëndësishme në përpjekjen tuaj të sinqertë të përgatiteni kur t’i ndihmoni. Mund të bëni më shumë dëm sesa mirë. Unë nuk bëj sikur nuk dëgjoj. Dëgjojmë dhe dëgjojmë shumë mirë. Punonjësit e një kompanie private, nuk është e shtetit. Dhe që atëherë nuk është më në duart e shtetit.Çështja është që ne jemi shumë të dëgjueshëm ndaj hallit të tyre dhe e dimë që nuk janë aty për asistencën sociale. Puonjësit futen në grevë dhe i kërkojën shtetit që të mbajnë si trashëgimi, nuk jemi më në komunizëm që kur i ndjeri babai juaj e shëmbi komunizimin. Mbase dhe ju më ndihmoni mua që ato të ndalin grevën. Kjo qeveri nuk bashkëpunon nën presion. Nuk ia lejojmë vetes që të krijohet precedenti që të jesh i pakënaqur nga punëdhënësi, të futen në grevë dhe të kërkojnë. Përfitoj nga rasti që t’ju ftoj dhe ju që zonjat ta mbyllin grevën. Është parimore, nuk lëviz dot nga linja parimore. Jo se nuk dua por nuk mundem. Kanë provuar edhe të tjerë më parë që këtë shumicë ta kërcënojnë me presion. Nuk fuksionion. Ilir Mera mendon që kjo funksionin. Pse u fut Azem Hajdari në grevë urie…? Për t’u dëgjuar! Jo për të vdekur. Jo për të dërguar një ultimatum, përndryshe nuk nuk dalim që këtu veçse të vdekur. Zv.ministri i Energjisë ka qënë vijimësisht atje më parë. Kemi dëgjuar nga larg. Jemi gati të ulemi. Me presione nuk fuksionon. Është e pamundur. Funksionon dot kështu një familje. Jo! Çështja është jo që po vidhet nafta, por që nuk po përpunohet. Nuk prodhohen dot as të ardhurat për të paguar punëtorët. Kjo zgjidhet në dy rrugë; me arsye dhe të vazhdojmë që të gjejmë investitorë që të marrin përsipër këtë gjë. Nuk është pronë e shtetit. E ka një bankë dhe grupe që ikin dhe vijnë.

Sot, Kuvendi i Shqipërisë nuk e ka pritur opinionin e Komisionit të Venecias. Socialistët por edhe opozita parlamentare me një shumicë prej 96 votash, kanë rrëzur dekretin e presidentit Ilir Meta, për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Kryeministri vazhdoi në të njëjtën linjë duke thënë se Venecia është e mirëpritur, por shtoi se zgjedhjet nuk presin dot “këshilla”.

(A.B/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama seance plenare 29 tetor 2020 edi rama seance plenare 29 tetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 29 Tetor 2020, 13:37

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot në Kuvend se rivali i tij politik, Lulzim Basha nuk po bën asgjë për të ardhur në pushtet. Rama tha se Meta ...