Politike

29 Tetor 2020, 13:37 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot në Kuvend se rivali i tij politik, Lulzim Basha nuk po bën asgjë për të ardhur në pushtet. Rama tha se Meta nuk ka vlerësim për deputetët e Kuvendit, ndërsa për Bashën shtoi se “pret që të vijë në pushtet përmes biologjisë”.

PJESË NGA FJALA E RAMËS: 

Sipas Ilir Metës, ky parlament nuk ka ilegjimitet për të bërë punën e tij. Sipas Metës, iu që jeni këtu iu kam sjellë unë me Taulant Ballën dhe disa alienë. Iu kemi gjetur në hënë, në Mars dhe në Jupiter. Në fakt jo, gjithë që jeni këtu keni ardhur me firmën e Bashës dhe Kryemadhit. Ata kanë firmosur për ju. Madje për disa nga ju ka firmosur doktor Peço Vasili. Tani Meta thotë ju nuk ekzistoni. Sipas meje, ju jeni aksidentent i dobishëm. Keni arritur të bëni ata që nuk do bënim dot po të ishte Monika, Luli dhe shokët e tyre. Luli pret që biologjia të kryejë rrotacionit. Unë të largohem nga jeta dhe Luli të bëhet kryeministër. Stragjegjia është prit biologjinë, ndërkohë bën hajgare me aritmetikën. Se e tha sot e dëgjuat? 60-15 bëjnë 50. 

Sot, Kuvendi i Shqipërisë nuk e ka pritur opinionin e Komisionit të Venecias. Socialistët por edhe opozita parlamentare me një shumicë prej 96 votash, kanë rrëzur dekretin e presidentit Ilir Meta, për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Kryeministri vazhdoi në të njëjtën linjë duke thënë se Venecia është e mirëpritur, por shtoi se zgjedhjet nuk presin dot “këshilla”.

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta lulzim basha seanca plenare 29 tetor 2020 edi rama ilir meta lulzim basha seanca plenare 29 tetor 2020

Sondazh

Poll