Politike

Hajdari sjell çështjen e naftëtarëve në Kuvend, deputetja: Lekët e naftës dhe të pagave po vidhen

29 Tetor 2020, 13:36 Nga DOSJA
Hajdari sjell çështjen e naftëtarëve në Kuvend,

TIRANE–Deputetja Rudina Hajdari gjatë fjalës së saj në Kuvend ka përmendur gratë naftëtare të Ballshit të cilat janë të ngujuara prej ditësh. Ajo u shpreh se ato kanë kërkesat më minimale, pasi kërkojnë pagat për të cilat kanë punuar.

Më tej Hajdari deklaroi se nafta po vidhet e po shërben si mjet pasurimi për deputetët.

Rudina Hajdari: ‘Gratë naftëtare kanë kërkesën më minimaliste në botë. Duan të sigurojnë pagat e tyre, gjërat që i nevojitet për të mbijetuar. Specialistët më treguan se uzina është shumë fitimprurëse. Nafta po vidhet. Lekët e naftës, e pagave vidhen. Nuk e di a ka akt më të turpshëm sesa kjo, të grabisësh bukën e gojës. Nuk është vetëm ky qëllimi, do mundohem sa të mundem për ta, për zgjidhjen e problemit, që kjo mos të përsëritet më kurrë. Nafta nuk mund të shërbejë si mjet pasurimi. Duhet marrë fund, ata që e kanë shkaktuar duhet të dalin para drejtësisë. Sot keni votuar për dekretin e presidentit, duke vazhduar dhe një herë për të drejtën për të përzgjedhur deputetët që duhet të jenë në këtë sallë. Keni frikë nga naftëtarët, bizneset e vogla, puntorët, fermerët. Koha juaj do mbarojë. Vota juaj u bë pjesë e Kodit Zgjedhor. Do humbisni, për këtë jam i sigurtë. Ajo që do ndodhë hap më pas është që ne do fillojmë në reformë në shtet. E drejta fiton dhe ne do ja dalim.

Ditën e sotme deputetja Hajdari ishte e pranishme në ambientet e uzinës së Ballshit, aty ka pa nga afër gjendjen e rëndë të grave të cilat janë në ditën e 15-të të grevës së urisë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rudina hajdari seance plenare 29 tetor 2020 rudina hajdari seance plenare 29 tetor 2020

Sondazh

Poll