Aktualitet

Përfundon hetimi për Fjolla Morinën, dosja kalon për gjykim. Prokuroria kërkon pushim të çështjes për biznesmenin dhe s

29 Tetor 2020, 12:33 Nga DOSJA
Përfundon hetimi për Fjolla Morinën, dosja kalon për gjykim.

KUKËS- Përfundon hetimi për këngëtaren Fjolla Morina, e cila u kap në doganën e Morinës me dy armë zjarri brenda një prej çantave që kishtë në makinë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dosja për të do të kalojë në gjykim pas mbledhjes të së gjitha provave.

Ndërsa sa i përket dy personave të tjerë që ndodheshin në makinë me të, bisnesmenit Fisnik Syla dhe shoferit Fitim Muji, Prokuroria ka vendosur që të pushojë çështjen pasi nuk ka gjetur vepër penale të kryer nga ta. 

Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e dorës iu gjetën armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë. Këngëtarja u kap në vijën e dytë të kontrollit në Morinë, teksa po udhëtonte me një makinë “Audi Q7”.  Më datë 23 ajo doli para gjykatës së Kukësi, ku pretendoi se ishte shtatzënë për t’i shpëtuar masës së sigurisë “arrest me burg”.

Megjithatë testi i bërë për së dyti rezultoi negativ. Megjithatë për të Gjykata u treguar “dorëliruar” duke e lënë në arrest shtëpie.  Aktualisht këngëtarja ndodhet në një banesë në qytetin e Kukësit, ku herë pas herë vizitohet nga i dashuri, bisnesmeni Syla dhe nga miq të saj këngëtarë dhe jo vetëm. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fjolla morina fjolla morina ne gjyq fjolla morina fjolla morina ne gjyq

Sondazh

Poll