Aktualitet

Situata me COVID në Shqipëri/ Mjekja Elona Kodra TREGON prapaskenat: Skandal! Kemi akoma linjë menaxhim, në spital s’ka ok

29 Tetor 2020, 10:25 Nga DOSJA
Situata me COVID në Shqipëri/ Mjekja Elona Kodra TREGON prapaskenat:

TIRANË– Mjekja Elona Kodra ka bërë përllogaritjen e shpenzimeve që duhet të bëjë një qytetar i prekur nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ajo bën me dije se edhe pacientët e shtruar në spital nuk kanë mundësi që të trajtohen me oksigjen në spital, kjo pasi po abuzohet me trajtimin. Sipas mjekes, bluzat e bardha në vend nuk kanë krijuar ende një linjë menaxhimi për të sëmurët.  

“200 mijë lekë po i shkon dita një të sëmuri me Covid(dhe stad fillestar), pa llogarit shpenzimin fillestar për diagnostikim. Turpi me i madh në historinë mjekësore të mos kesh mundësi të trajtohesh si njeri ne spital e të marrësh oksigjenin aty, (as si personel shëndetësor që në fund të fundit në spital po infektohet, s’e ke atë shans më). Po abuzohet me njerëzit në çdo lloj forme qe nga dizinformimi deri te lënia në dorë të çfarëdolloj abuzuesi për trajtim. Gati një vit që flitet për pandemine e ende nuk ka një linjë veprimi e menaxhimi. Në për turp kemi qenë,  jemi e shumë gjasa ka ende të jemi… Dhe mos lëmë pa përmendur recetat me çmime të çmendura që po lëshohen nga infermiere, apo mjekë që për arsye abuzimi dhe pa e parë rastin, japin vlera marramendëse,”-shprehet ajo.

Deri më tani Shqipëria ka shënuar 20040 raste të prekura nga koronavirusi, ndërkohë që deri më tani e kanë humbur betejën me pandeminë 493 persona.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elona kodra koronavirusi ne shqiperi elona kodra koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll