Aktualitet

Tragjedia me minatorët në Dibër, ministrja Xhaçka: Detyrimi ynë që të bëjmë më shumë për minatorët e familjet e tyr

29 Tetor 2020, 10:52 Nga DOSJA
Tragjedia me minatorët në Dibër, ministrja Xhaçka:

TIRANË– Ministrja e Mbrojtes, Olta Xhaçka ka reaguar lidhur me tragjedinë e ndodhur në minierën e Dibrës, ku u gjetën pa jetë dhe të asfiksuar një inxhinier dhe dy punonjës. Xhaçka shkruan se është detyrimi i qeverisë që pavarësisht sfidave të bëjmë më shumë për minatorët dhe për familjet e tyre.

“Shumë dhimbje për familjen dhe minatorët që humbin jetën në Selishtë. Në këtë moment tragjedie, me mendje dhe zemër ju gjendemi pranë familjes që lanë pas Fatos Çesku, Rushdi Rushiti e Ismail Hoxha. Ngushëllimet më të sinqerta, edhe pse, as fjalët e as dhimbja që ndajmë me ta nuk kanë për t’ua kthyer të dashurit e tyre. Ky është një vit i vështirë që vijon të na sprovojë. Megjithatë, është detyrimi ynë që pavarësisht sfidave të bëjmë më shumë për minatorët e familjet e tyre,“-shkruan ministrja. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë, kohë kur të tre kishin humbur kontaktet me familjet e tyre. Viktimat, trupat e të cilëve u nxorrën nga galeria në orët e para të mëngjesit të sotëm,  janë identifikuar si Ismail Hoxha, rreth 62 vjeç me detyrë inxhinier miniere dhe dy punëtorët Fatos Çesku dhe Rruzhdi Rrushiti; përkatësisht 55 dhe 29 vjeç. Dyshohet se të gjithë janë asfikuar nga një rrjedhje gazi brenda në minierë duke iu sjellur vdekjen e menjëhershme. Kjo pasi miniera që ishte në pronësi të inxhinierit Hoxha nuk kishte sistem ajrimi. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet olta xhacka tragjedi ne diber olta xhacka tragjedi ne diber

Sondazh

Poll