Skandali me garën e BKH, reagon ambasada Amerikane: Mbështesim një proces me merita!
29 Tetor 2020, 11:38Nga DOSJA
TIRANË- Ambasada Amerikane ka komentuar për herë të parë procesin e zgjedhjes së kandidatëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, që tashmë ka përfunduar në Gjykatën Administrative për shqyrtim pas ankimimit të 7 aplikantëve. Në një postim në Twitter, ambasada thotë se mbështet procesin objektiv dhe të bazuar në merita të hetuesve të BKH, ndërsa shton se aftësitë fizike dhe intelektuale janë thelbësore për “FBI-në” shqiptare.
“SHBA mbështesin plotësisht procesin objektiv dhe të bazuar në merita të Shqipërisë për të rekrutuar dhe përzgjedhur hetuesit e BKH-së. Këto standarde të zbatimit të ligjit të aftësive fizike dhe intelektuale janë thelbësore që BKH-ja të përmbushë mandatin e saj.”-thekson Ambasada.
Por pikërisht kjo është edhe arsyeja pse aplikantët e kanë kallëzuar Komisionin e Vlerësimit të BKH-së në Gjykatën Administrative. Në padinë e siguruar nga Dosja.al,aplikantët deklaronin se nuk ishin informuar për zhvillimin e testit fizik, as për pikët, as për metodologjinë dhe as për normat që duhet të kapnin. Aplikantët kanë paditur drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, kreun e SPAK-ut, Arben Kraja dhe dy anëtarët e Komisionit Vlerësues, Dritan Prençi e Vladimir Mara në Gjykatën Administrative, për manipulim të procesit të përzgjedhjes së anëtarëve.
Byroja Kombëtare e Hetimit ka hapur aplikimet për grupin e ri të hetuesve. Në fund të këtij procesi do të zgjidhen 60 hetues që më pas do të trajnohen nga FBI dhe do të përbëjnë të gjithë grupin e hetuesve në BKH, e cila do të hetojë zyrtarët e lartë të përfshirë në krim dhe korrupsion.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VLORË– Sekuestrohen 300 mijë euro pasuri në Vlorë, të cilat dyshohet se janë të ardhura nga krimi. Lajmi është bërë i ditur me një njoftim zyrtar nga...
TIRANE– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka vendosur ndëprerjen e procesit të rivlerësimit për gjyqtaren e Sarandës, Enkeleda Doda, si dhe ndalimin...
TIRANË– Mjekja Elona Kodra ka bërë përllogaritjen e shpenzimeve që duhet të bëjë një qytetar i prekur nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ajo bën me ...
LEZHË- 2 persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia pasi janë kapur duke trafikuar lëndë narkotike. Blutë bëjnë me dije se ...
TIRANE– Një 31-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi ka kërcënuar një shtetas të cilit i kërkonte 10 mijë euro me dhunë. Shtetasi F.Z e ...
BALLSH– Ditën e sotme deputetja Rudina Hajdari ka shkuar në Ballsh aty është takuar me naftëtarët e ngujuar në ambientet e rafinerisë.“Është hera e dytë që...