Aktualitet

Fier/ I dënuar me 4 vite e 11 muaj burg, arrestohet Albert Kurti

29 Tetor 2020, 12:12 Nga DOSJA
Fier/ I dënuar me 4 vite e 11 muaj burg, arrestohet Albert Kurti

FIER- Albert Kurti, 47 vjeç i dënuar me 4 vite dhe 11 muaj burg për “shfrytëzim prostitucioni”, është arrestuar sot nga Policia. Policia e Fierit bën më dije se ai është dënuar në bazë të një vendimi që mban datën 3 prill 2008 dhe pritet të ekzekutohet tani, pas dërgimit të dosjes në gjykatë. 

NJOFTIMI I PLOTË: 

Fier Policia kap dhe ndalon një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”, i dënuar me 4 vjet e 11 muaj burg. Në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier u bë ndalimi i shtetasit: Albert Kurti, 47 vjeç, banues në Fier. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 03.04.2008, e ka dënuar me 4 vjet e 11 muaj burg, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albert kurti shfrytezim prostitucioni albert kurti shfrytezim prostitucioni

Sondazh

Poll