Aktualitet

I dënuar në Greqi për trafik droge/ Sekustrohen 300 mijë euro pasuri në Vlorë, aparatamente, dyqane dhe një makinë “Re

29 Tetor 2020, 11:13 Nga DOSJA
I dënuar në Greqi për trafik droge/ Sekustrohen 300 mijë

VLORË– Sekuestrohen 300 mijë euro pasuri në Vlorë, të cilat dyshohet se janë të ardhura nga krimi. Lajmi është bërë i ditur me një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit, në të cilin shkruheje se pasuria ishte në pronësi të J.Xh., i cili është i dënuar në Greqi për trafik droge.

Për të dënuarin me burg, nën sekuestro janë vendosur dy dyqane; 3 apartamente, dy në Vlorë dhe një në Tiranë  dhe një makinë tip “Renault”. Të gjitha pasuritë e sekuestruara kap vlerën e 300.000 eurove.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon puna për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e aseteve që rrjedhin apo janë përfituar nga veprimtaria kriminale.

Vendoset sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 300.000 euro, që dyshohen se janë ngritur me pastrim parash.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, në vijim të punës për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale, në vitin 2017 kanë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, materialet në ngarkim të shtetasit J. Xh., për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në vijim të veprimeve, pas hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finanaciar në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë si më poshtë:

* 2 Njësi shërbimi me sipërfaqe 56 m2, dhe 18 m2, në Vlorë.
* 3 apartament banimi, 2 në Vlorë dhe 1 në Tiranë.
* 1 automjet i markës “Renault”.

Shuma e sekuestrimit kap vlerën e 300.000 euro sipas çmimit të tregut.

Ky shtetas ka qenë i dënuar në Greqi, për veprën penale “Trafikim narkotikësh” dhe dyshohet se këto pasuri i ka ngritur mbi bazën e kësaj veprimtarive të paligjshme.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë

vijon…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sekustrohet pasuria ne vlore vlore sekustrohet pasuria ne vlore vlore

Sondazh

Poll