Politike

Manastirliu: Nëse kemi mbingarkesë në spitalet COVID, do të zgjedhim se cili pacient do të trajtohet i pari nga mjekët (DE

29 Tetor 2020, 10:11 Nga DOSJA
Manastirliu: Nëse kemi mbingarkesë në spitalet COVID, do të

TIRANE-Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ditën e sotme nga Kuvendi foli në lidhje me situatën e krijuar në vend nga COVID-19. Ministrja Manastirliu theksoi se së shpejti do të nisin edhe testet e shpejta të Covid-19, si dhe do të shtohen kapacitetet spitalore, ku do të ketë 4 spitale Covid në Tiranë dhe spitalet rajonale.

“Nga qershori deri më sot është katërfishuar numri i testeve, po përgatitemi të përfshijmë dhe testin e shpejtë, atë të antigjenit. Do t’i qëndrojmë deri në fund që do të shtojmë kapacitetet spitalore, duke vendosur 4 struktura në Tiranë dhe duke përfshirë gjatë dimrit edhe spitalet rajonale. Që e gjithë sakrifica e bërë të mos shkojë kot duhet që të gjithë qytetarët të bashkohen në këtë luftë. Të gjitha masat që po ndërmarrim shkojnë në funksion të frenimit të përhapjes së virusit. Nuk duhet të shkojmë në mbingarkimin e sistemit shëndetësor, ndaj masat që jemi duke ndërmarrë sigurojnë që të mundemi të frenojmë epideminë. Por nëse nuk respektohen masat do të përballemi me kushtet se kush do të trajtohet i pari.Këtu te ne pandemia është përdorur politikisht, që pa ardhur rasti i parë. Jo futboll, por ping pong politik e kanë bërë, duke shpallur dhe katastrofën, që nuk iu erdhi e nuk iu erdhi.” tha ministrja.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ogerta manastirliu seance plenare 29 tetor 2020 ogerta manastirliu seance plenare 29 tetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 29 Tetor 2020, 10:05

TIRANE– Dita e sotme në kuvend nuk ka kaluar pa debate mes politikanëve të pranishëm. Në fjalën e tij deputeti Myslym Murrizi iu drejtua ministrit Sandër Llesha...

Politike 29 Tetor 2020, 09:41

TIRANË– Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka ftuar deputetin Halit Valteri që ta shoqërojë gjatë inspektimeve në godinat që por rindërtohen pas tërmeti...