Sport

VIDEO/ Manchester United shkatërron Leipzig, Lazio mes problemeve me koronavirusin merr 1 pikë, ja rezultatet e tjera

28 Tetor 2020, 22:24 Nga DOSJA
VIDEO/ Manchester United shkatërron Leipzig, Lazio mes problemeve me

EUROPË- Në grupin e Juventusit dhe Barcelonës, takimi tjetër mes Ferencvaros dhe Dinamo Kiev përfundoi me shifrat 2-2. Fillimisht ishin ukrainasit që kaluan dy herë në avantazh, por ekipi hungarez barazuan rezultatin. Manchester United regjistroi një tjetër sukses sonte në “Old Trafford” pasi mposhti me rezultatin e pastër 5-0 gjermanët e Leipzig, që një vit më parë shkuan deri në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

“Djajtë e kuq” zhbllokuan sfidën me anë të sulmuesit të talentuar Greenëood në pjesën e parë, më pas goleada u kompletua me tripletën e Marcus Rashford që erdhi nga pankina dhe golin e Martial nga pika e penalltisë.Në sfidat e tjera, Borussia e Dortmundit mposhti Zenitin me rezultatin 2-0 falë golave të Sancho dhe Haaland, Lazio nuk shkoi përtej barazimit 1-1 në transfertën belge ndaj Club Brugge, ndërsa Sevilla fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Renes.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport borussia dortmund champions league borussia dortmund champions league

Sondazh

Poll

Sport 28 Tetor 2020, 21:58

Luftëtari në kaos, klubi ndryshon emër dhe logo

GJIROKASTËR- Sezoni i ri i Kategorisë së Parë është në prag, por klubi i Luftëtarit është në kolaps total. Ata janë pa trajner dhe staf teknik , ndërsa shu...

Sport 28 Tetor 2020, 21:30

Legjenda e Milanit rikthehet në klub si drejtues

ITALIA– Franco Baresi është një ndër lojtarët më të mire në historinë e klubit kuqezi. Ai ka luajtur gati gjithë karrierës së tij me italianët e Milanit, ...