Sport

Skuadra franceze e Marseille nuk di të fitojë më në Champions:11 humbje rradhazi, mund të barazojë rekordin e Anderlecht

28 Tetor 2020, 21:28 Nga DOSJA
Skuadra franceze e Marseille nuk di të fitojë më në

FRANCË- Ditën e djeshme u zhvillua ndeshja e Champions League midis francezëve të Mareille dhe anglezëve të Manchester City. Ndeshja përfundoi me rezultatin 0-3 për skuadrën angleze. Skuadra e Marseille nuk arrin të shofi dritë në fund të tunelit në këtë kompeticion.

Francezët kanë harruar të fitojnë në Champions, pasi me humbjen e djeshme u bënë plot 11 ndeshje rradhazi që ata vetëm pësojnë humbje. Fitorja e fundit i përket vitit 2012, kur Marseille mundën në stadiumin e tyre skuadrën e Interit me rezultatin 1-0. Me këto rezultate ata mund të barazojnë rekordin negativë të Anderlecht, të cilët pësuan 12 humbje rrjesht në Champions midis 2003 dhe 2005.

Ja kush janë në detaje humbjet e skuadrës franceze:
2012- Inter-Marseille 2-1, Marseille- Bayern Munich 0-2, Bayern Munich-Marseille 2-0
2013- Marseille-Arsenal 1-2, Borussia Dortmund-Marseille 3-0, Marseille-Napoli 1-2, Napoli-Marseille 3-2, Arsenal-Marseille 2-0, Marseille-Borussia Dortmund 1-2
2020- Olympiacos-Marseille 1-0, Marseille-Manchester City 0-3.

Xh.Z (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport manchester city marseille manchester city marseille

Sondazh

Poll