Sport

Manchester United kërkon të rrëmbejë yllin e Milanit

28 Tetor 2020, 19:04 Nga DOSJA
Manchester United kërkon të rrëmbejë yllin e Milanit

ITALI- Hakan Calhanoglu është një ndër lojtarët kryesorë të gjigandëve italianë të Milanit. Ai prej disa sezonesh luan me kuqezinjtë. Në fillim paraqitjet e tij nuk ishin në nivelin që priteshin, dhe tifozët kishin shumë kritika për të.

Por duket sikur situata ka ndryshuar kompletësisht sezonin e fundit, me ardhjen e trajnerit të ri Pioli në stolin e kuqezinjve turku është bërë lideri i këtij ekipi. Mesfushorit turk i mbaron kontrata vitin tjetër, dhe palët mesa duket kanë ngecur në proçesin e rinovimit. Oferta e Milanit në drejtim të mesfushorit ishte një pagë prej 3 milionë eurosh, por agjentët e kanë refuzuar këtë ofertë.

Duke parë këtë situatë, sipas medias italiane “La Gazzeta dello Sport” skuadra angleze e Manchester United po kërkon të përfitojë dhe të nënshkruajë me Calhanoglu. Pritet të shikohet si do të vazhdojë kjo histori, nëse palët do të arrijnë marrëveshjen e rinovimit apo mesfushori turk do të nënshkruajë me parametër zero me ndonjë klub tjetër.

Xh.Z (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport hakan calhanoglu manchester united milan hakan calhanoglu manchester united milan

Sondazh

Poll