Sport

Luftëtari në kaos, klubi ndryshon emër dhe logo

28 Tetor 2020, 21:58 Nga DOSJA
Luftëtari në kaos, klubi ndryshon emër dhe logo

GJIROKASTËR- Sezoni i ri i Kategorisë së Parë është në prag, por klubi i Luftëtarit është në kolaps total. Ata janë pa trajner dhe staf teknik , ndërsa shumica e lojtarëve janë larguar në verë. Presidenti i klubit është në luftë akuzash me kryebashkiakun e Gjirokastrës për situatën në klub, dhe për të ardhmen e klubit.

Nga qyteti i Gjirokastrës, lajmet bëjnë të ditur se për të shpëtuar nga kolapsi klubi do të ndryshojë emër dhe logo. Bëhet me dije se klubi do të quhet AF Luftëtari, dhe do të nisë gjithçka nga kategoritë e ulëta për të shpëtuar nga problemet ekonomike apo dhe dënimeve nga FIFA.

Gjithashtu duhet kujtuar se Luftëtari e ka merkaton të bllokuar dhe mund të luajë vetëm me ekipin e të rinjve në këtë sezon të ri që do të nisi.

Xh.Z (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport luftetari luftetari

Sondazh

Poll

Sport 28 Tetor 2020, 21:30

Legjenda e Milanit rikthehet në klub si drejtues

ITALIA– Franco Baresi është një ndër lojtarët më të mire në historinë e klubit kuqezi. Ai ka luajtur gati gjithë karrierës së tij me italianët e Milanit, ...