Sport

Nuk udhëton me ekipin, portieri Strakosha i dyshuar për Covid-19

28 Tetor 2020, 18:45 Nga DOSJA
Nuk udhëton me ekipin, portieri Strakosha i dyshuar për Covid-19

ROME – Portieri i kombëtares kuqezi, Tomas Strakosha është një prej të dyshuar lacialë me Covid-19. Ai nuk është i përfshirë në listën e të grumbulluarve, qoftë për kampionat, por edhe për Champions League. Skuadra e Inzagit është përfshirë nga një valë infektimesh, çka krijuar një situate problematike te ekipi kryeqytetas.

Mjeku i Lacios, Fabio Rodia, ka deklaruar në “Lacio Style Channel” se situata për momentin është shumë e paqartë dhe mes kësaj paqartësie, klubi ka vendosur që të marrë masat më të rrepta të mundshme.

“Sipas protokollit të UEFA-s, skuadra iu nënshtrua tamponëve para ndeshjes së Ligës së Kampioneve. Në tamponët e të premtes u verifikuan disa probleme. Pavarësisht kësaj, klubi ka vendosur në izolim këto raste në shtëpitë e tyre, për të bërë pastaj verifikime të tjera dhe për të qartësuar situatën.

Ne mbrojmë veten dhe nëpunësit tanë. Do të bëjmë kontrolle të tjera dhe do të qartësojmë situatën. Thjesht vendosëm që të izolonim të gjithë ata, që kishin shfaqur këto probleme. Ata që u nisën për Belgjikë mund të luajnë të gjithë”, tha mjeku italian.

Dyshohet se një pjesë e lojtarëve që munguan janë pozitiv ndaj COVID-19, ndërsa pjesa tjetër, ku përfshihet edhe Strakosha, i janë bërë testime që kanë rezultuar jo të qartë, ndaj nuk dihet nëse janë pozitivë apo jo.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport champions league lacio portieri kuqezi strakosha trajneri inzagi champions league lacio portieri kuqezi strakosha trajneri inzagi

Sondazh

Poll