Sport

Legjenda e Milanit rikthehet në klub si drejtues

28 Tetor 2020, 21:30 Nga DOSJA
Legjenda e Milanit rikthehet në klub si drejtues

ITALIA– Franco Baresi është një ndër lojtarët më të mire në historinë e klubit kuqezi. Ai ka luajtur gati gjithë karrierës së tij me italianët e Milanit, dhe ka qënë kapiten i skuadrës. Në një njoftim në media, klubi njofton se Baresi do të jetë zëvëndëspresident nderi te klubi i Milanit. Në njoftim klubi thotë se:” AC Milan është i lumtur të njoftojë emërimin e Franco Baresi në postin e zëvëndëspresidentit të nderit.

Franco do të vazhdojë të vendosë përvojën e tij të jashtëzakonshme të futbollit, pasionin dhe vizionin e tij për të ardhmen, duke ndihmuar përhapjen e vlerave dalluese të klubit, forcimin e reputacionit të tij dhe ruajtjen e lidhjes emocionale me tifozët kuqezinj dhe tifozët e futbollit nga e gjithë bota”.

Xh.Z (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ac milan franco baresi ac milan franco baresi

Sondazh

Poll