Sport

VIDEO/ Fitore me aromë politike, ekipi i Erdogan mundet nga PSG, Chelsea i shënon katër gola Krasnodar

28 Tetor 2020, 19:59 Nga DOSJA
VIDEO/ Fitore me aromë politike, ekipi i Erdogan mundet nga PSG, Chelsea i

EUROPË– Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të Champions League. PSG gjen fitoren e parë në grupe pas humbjes kundër Manchester United. Ekipi nga Parisi përballë kishte Istanbul Basakseir, skuadër që është në pronësinë e presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan. Francezët humbën Neymar, që la fushën e lojës i dëmtuar në minutën e 26’, por iu falën sërish italianit Moise Kean, që shënoi dy herë në portën e turqve dhe u dha fitoren të tijve.

Sulmuesi 20-vjeçar zhbllokoi sfidën në minutën e 64-t kur u lirua bukur gjatë një goditjeje nga këndi dhe gjuajti saktë me kokë, duke dërguar topin në trekëndëshin e portës. Më pas vulosi rezultatin 15 minuta më vonë, me një rrotullim të bukur brenda zonës, që befasoi edhe portierin e turqve.

Pas barazimit pa gola një javë më parë ndaj Sevillas në “Stamford Bridge”, Chelsea ia doli të marrë fitoren e parë në grupet e Ligës së Kampionëve, pasi triumfoi me rezultatin e thellë 0-4 në transfertën ruse ndaj Krasnodar.Goli i avantazhit erdhi në minutën e 37’, kur Hudson-Odoi gjuajti në portë dhe u ndihmua nga një pakujdesi e portierit të Krasnodar për të dërguar topin në rrjetë.Në pjesën e dytë djemtë e Franck Lampard fituan një tjetër 11-metërsh, që këtë herë e ekzekutoi saktë Timo Ëerner, duke shënuar golin e dytë, ndërsa më pas ishin Hakeem Ziyech dhe Cristian Pulisic, që kompletuan goleadën.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport chelsea istanbul basakseir psg chelsea istanbul basakseir psg

Sondazh

Poll