Sport

Dëmtoi Van Dijk, portieri i Everton dhe familja e tij kërcënohet me vdekje

28 Tetor 2020, 17:38 Nga DOSJA
Dëmtoi Van Dijk, portieri i Everton dhe familja e tij kërcënohet

ANGLI-Portieri i Everton Jordan Pickford dhe bashkëshortja e lojtarit aktualisht janë nën mbrojtjen e truprojave për shkak të kërcënimeve me vdekje që kanë marrë pas ndeshjes ndaj Liverpool. Portieri anglez dëmtoi rëndë mbrojtësin e Liverpool, Virgil van Dijk, ende nuk dihet se kur pritet të rikuperohet futbollisti i Liverpool.

Tani Pickford ka krijuar siguri rreth tij dhe familjes, për shkak të kërcënimeve që ka marrë nga tifozët rivalë. I frikësuar për veten dhe familjen e tij, 26-vjeçari i ka kërkuar një eksperti të sigurisë që të vendosë truproja në banesën e tij si dhe të krijojë një rrethim mbrojtës në shtëpinë e tij.Lajmi ka befasuar Britaninë e Madhe dhe shumë ndjekës në rrjetet sociale janë solidarizuar me Pickfordin, ndërkohë policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport everton pickford van dijk everton pickford van dijk

Sondazh

Poll

Sport 28 Tetor 2020, 09:30

Shqipëria, vëllazërore me Kosovën

TIRANE – Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një vëllazërore me Kosovën, më 11 nëntor 2020, datë ku më herët ishte njoftuar një sfidë miqësore me G...