Sport

Kampioni i mundjes dënohet me burg, për prodhim dhe shitje të narkotikëve

28 Tetor 2020, 12:55 Nga DOSJA

TIRANE – Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar gjykimin e Dosjes 339/3, ku në përfundim të gjykimit ka deklaruar fajtorë të pandehurit për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

Në këtë dosje mes të pandehurve është edhe kampioni i vendit në mundje për disa vite, Elis Guri. Ai është dënuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve me 7 vite burgim, ku në aplikim të gjykimit të shkurtuar, është dënuar përfundimisht me 4 vjet e 8 muaj burgim, siç raporton News24.

I kontaktuar mbrojtësi i Gurit, Av. Arbër Hoxha u shpreh, se vendimi është i pambështetur në ligj dhe në prova, ku brenda afatit ligjor do të kundërshtohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ku do të kërkojmë deklarimin të pafajshëm të mbrojturit prej meje.

Po kush është Elis Guri?

Elis Guri ka lindur në Shkodër, më 6 korrik 1983 dhe është një sportist shqiptar i mundjes klasike në peshën 96 kg. Suksesi i tij më i madh shënohet së pari në Kampionatin Europian, që u zhvillua në Finlandë, ku Elis Guri shpallet fitues i medaljes së bronzit në peshën 96 kg.

Por dhe në Kampionatin Botëror 2007 Elis Guri klasifikohet i 7-ti në peshën 96 kg, duke fituar të drejtën e përfaqësimit me kualifikim në Lojërat Olimpike “Pekin 2008″.

Si pjesëmarrës për herë të parë në një olimpiadë, Guri renditet në vendin e 8-të, duke shënuar dhe rezultatin e dytë më të mirë të arritur nga kuqezinjtë tanë. Të tjera rezultate të Gurit mund të përmendin vendi i 7-të në Lojërat Mesdhetare “Almeria 2005”, medalje argjendi në turneu botëror Trofeu “Milone 2006”.

Pas vitit 2008, Elis Guri garon për Bullgarinë dhe me 13 shtator 2011 merr medaljen e arit në Kampionatin Botëror të Mundjes, në kategorinë 96 kg.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 28 Tetor 2020, 09:30

Shqipëria, vëllazërore me Kosovën

TIRANE – Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një vëllazërore me Kosovën, më 11 nëntor 2020, datë ku më herët ishte njoftuar një sfidë miqësore me G...

Sport 27 Tetor 2020, 19:43

Kristiano Ronaldo sërish pozitiv

ITALI – Nuk do të kemi mundësi të shohim ditën e mërkurë një përballje Mesi-Kristiano Ronaldo. Portugezi i Juventusi ka rezultuar sërish pozitiv në tamponin e ...