Sport

Merr formë pjesa administrative e Barcelonës, Tusquets pasuesi i Bartomeut

28 Tetor 2020, 15:30 Nga DOSJA
Merr formë pjesa administrative e Barcelonës, Tusquets pasuesi i

SPANJË-Pas dorëheqjes së njoftuar nga presidenti Bartomeu, klubi i Barcelonës konfirmoi anëtarët e rinj të Komitetit drejtues të klubit. Presidenti i ri është Carles Tusquets, i cili do të mbajë këtë detyrë të përkohshme derisa të mbahen zgjedhjet e reja, ndoshta në 2021. Bordi i Drejtorëve do të krijohet në orët e ardhshme. Më poshtë, njoftimi zyrtar për shtyp i klubit katalanas.

“Pas dorëheqjes së Bordit të Drejtorëve, zyrtarizuar dje në mbrëmje, këtë mëngjes Carles Tusquets, në bazë të pozitës së tij si president i Komisionit Ekonomik, mori presidencën e Komisionit Drejtues. Pas takimit me Joan Manuel Trayter, personat e mëposhtëm u emëruan si anëtarë të Komitetit Drejtues:

– Carles Tusquets Trias de Bes- President

– Joan Ramon Ramos y Raich- Nënkryetar

– Joan Lluís Garcia Jobal- Financier

– Josep Maria Mir Padulles- Sekretar

– Miquel Lladó Casadevall- Anëtar

“Siç është parashikuar nga Statuti, Komiteti i Menaxhimit do të ushtrojë funksionet e qeverisjes, administratës dhe përfaqësimit që i përkasin Këshillit Ekzekutiv, por të kufizuar në aktet e nevojshme dhe thelbësore për mirëmbajtjen e aktivitetit normal të klubit dhe për mbrojtjen e interesave të tij.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona carles tusquets barcelona carles tusquets

Sondazh

Poll

Sport 28 Tetor 2020, 09:30

Shqipëria, vëllazërore me Kosovën

TIRANE – Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një vëllazërore me Kosovën, më 11 nëntor 2020, datë ku më herët ishte njoftuar një sfidë miqësore me G...

Sport 27 Tetor 2020, 19:43

Kristiano Ronaldo sërish pozitiv

ITALI – Nuk do të kemi mundësi të shohim ditën e mërkurë një përballje Mesi-Kristiano Ronaldo. Portugezi i Juventusi ka rezultuar sërish pozitiv në tamponin e ...

Sport 27 Tetor 2020, 19:22

Bartomeu jep dorëheqjen nga Barcelona

SPANJE – Hoze Maria Bartomeu nuk është më presidenti i Barcelonës. Ashtu siç raportojnë mediat nga Spanja, vendimi është marrë mbrëmjen e së martës, pas ...