Sport

VIDEO/ “Mos ia paso atij, se po luan kundër nesh”, Benzema bën skemën e skuadrës, sulmuesi dyshon te braziliani

28 Tetor 2020, 14:23 Nga DOSJA
VIDEO/ “Mos ia paso atij, se po luan kundër nesh”, Benzema

SPANJË– Pas humbjes në ndeshjen e parë të grupit përballë ukrainasve të Shakhtar Donetsk në stadiumin “Alfredo Di Stefano”, madrilenët zhgënjyen edhe në transfertën ndaj gjermanëve të Borussia Monchengladbach, ku vetëm në minutat e fundit ia dolën të shmangin një humbjen.

Sulmuesi 23-vjeçar francez Marcus Thuram ishte protagonist mbrëmjen e sotme për gjermanët, pasi arriti të shënojë nga një gol në çdo pjesë dhe t’u japë avantazhin e dyfishtë, por Reali rihapi takimin me Benzema në minutën e 87’ dhe barazoi shifrat në shtesë me anë të Casemiros.

Kur pritej të fillonte pjesa e dytë, dy francezët e Real Madrid, Karim Benzema dhe Ferland Mendy po diskutonin në frengjisht për lojën e skuadrës. Mediat spanjolle zbulojnë se sulmuesi i thotë shokut të skuadrës që të mos i pasojë më sulmuesit Vinicius: “Mos i paso më atij, vëlla. Ai po luan kundër nesh”, dëgjohet Benzema teksa i thotë shokut të skuadrës.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport benzema mendy real madrid vinicius benzema mendy real madrid vinicius

Sondazh

Poll

Sport 28 Tetor 2020, 09:30

Shqipëria, vëllazërore me Kosovën

TIRANE – Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një vëllazërore me Kosovën, më 11 nëntor 2020, datë ku më herët ishte njoftuar një sfidë miqësore me G...

Sport 27 Tetor 2020, 19:43

Kristiano Ronaldo sërish pozitiv

ITALI – Nuk do të kemi mundësi të shohim ditën e mërkurë një përballje Mesi-Kristiano Ronaldo. Portugezi i Juventusi ka rezultuar sërish pozitiv në tamponin e ...

Sport 27 Tetor 2020, 19:22

Bartomeu jep dorëheqjen nga Barcelona

SPANJE – Hoze Maria Bartomeu nuk është më presidenti i Barcelonës. Ashtu siç raportojnë mediat nga Spanja, vendimi është marrë mbrëmjen e së martës, pas ...