Aktualitet

20 ditë mjekim në shtëpi, 2 javë kurim në spital/ Vdesin nga COVID-19 motër e vëlla në Përrenjas, mësuesja e muzikës

28 Tetor 2020, 11:23 Nga DOSJA
20 ditë mjekim në shtëpi, 2 javë kurim në spital/

PËRRENJAS– Një mësuese nga Përrenjasi dhe vëllai i saj kanë ndërruar jetë ditën e sotme. Mësohet se mësuesja e muzikës, Irena Bajlozi dhe i vëllai ishin prekur nga pandemia e koronavirusit.

Bashkë me të, rreth 20 ditë më parë ishte infektuar dhe vëllai i saj, Agron Balozi. Burime për ‘Dosja.al’ bëjnë me dije se  motër e vëlla, prej 20 ditësh kuroheshin në shtëpi, ndërsa kishin dy javë që ishin shtruar në spital, pasi gjendja e tyre shëndetësore ishte përkeqësuar. 

Nga koronavirusi është e infektuar edhe bashkëshortja e Agron Balozit, e cila po trajtohet në shtëpi. Vdekja e mësueses, është e para në radhët e arsimtarëve në vend. Nuk dihet nëse mësuesja ishte infektuar në shkollë nga kolegët ose nxënësit, apo jashtë saj.

Deri më tani, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në vendin tona kanë ndërruar jetë 487 persona të infektuar nga pandemia që ka gjunjëzuar globin. Dje u raportua një numër rekord viktimash me, 7 humbje jete në 24 orë.

(k.m/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agron bajlozi irena bajlozi pandemia e koronavirusit ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi agron bajlozi irena bajlozi pandemia e koronavirusit ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll