Situatë e rëndë në spitalin e Burrelit, del jashtë funksionit “Kirurgjia”, të gjithë mjekët të infektuar me
28 Tetor 2020, 10:27Nga DOSJA
BURREL– Një situatë e rëndë paraqitet në spitalin “Xhavit Mara” në Burrel, kur reparti i Kirurgjisë në këtë godinë ka dalë totalisht jashtë funksionit për shkak të rasteve me COVID-10.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se disa nga mjekët kirurgë që shërbejnë në këtë pavionë janë infektuar me koronavirus, dhe se të gjithë shërbimet kirurgjike për pacientët do të kalojnë në spitalin e Dibrës ose në Tiranë, për të paktën 14 ditë. Në spitalin e Burrelit ka mungesë edhe në shërbimin e ORL-së, pasi mjeku otorinolaringolog është karantinuar në banesë si pasojë e infektimit nga Covid-19.
Po të njëjtat burime bëjnë me dije se mjekët janë në gjendje të mirë dhe të karantinuar në banesë.
Sakaq, që nga rastet e para të pandemisë në vendin tonë, në muajin mars dhe deri më tani janë shënuar mbi 19700 raste të infektuara. Nga të prekurit me COVID-19, kanë ndërruar jetë 487 persona, mes tyre edhe të rinj për shkak të komplikacioneve me shëndetin.
Dje u shënua rekordi i viktima, me 7 persona që humbën betejën me virusin. Për të kuruar të sëmurët, deri më tani janë hapur dyert e Infektivit dhe Sanatoriumit, ndërkohë që gati është edhe spitali “COVID 3” me 150 shtretër të tjerë.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE–Më 2 nëntor fillon viti i ri akademik 2020-2021 për shkollat e larta. Pandemia e COVID-19 ka detyruar stafet pedagogjike të bëjnë një ndarje të veç...
FIER– Katër persona janë prangosur në Fier pasi janë kapur nga Policia e Shtetit duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm. Policia nuk i ka bërë me dije iden...
TIRANË-Dita-ditës policia e Lleshit humb terren nga misioni i saj, i cili supozohet se është të luftojë kriminalitetin e vërtetë… jo vetëm që nuk i mbron d...
LEZHË– Avokati Gjergj Neli, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme nga Policia e Shtetit është shtruar në spitalin e qytetit për shkak se ka shfaqur probleme...
KËLCYRË– Sot në varrezat greke në Këlcyrë, me rastin e Festës së Greqisë, kanë mbërritur për homazhe edhe zyrtarë të qeverisë greke. Bëhet fjalë për z...
KËLCYRË- Një grua është shoqëruar gjatë ditës së sotme në Këlcyrë, pasi ka protestuar kundër homazheve që po kryhen në varrezat e ushtarëve grekë.Të p...
BALLSH– Gratë naftëtare të Ballshit hyjnë sot në ditën e 14-të të grevës së urisë. Në mbështetje të tyre ditën e sotme kanë shkuar dhe gratë naftëtare të Ku&cce...