Aktualitet

Arsimi i Lartë nis më 2 nëntor, Fakultetet marrin vendimin, mësimi do të alternohet, leksionet online, seminaret në audito

28 Tetor 2020, 10:03 Nga DOSJA

TIRANE–Më 2 nëntor fillon viti i ri akademik 2020-2021 për shkollat e larta. Pandemia e COVID-19 ka detyruar stafet pedagogjike të bëjnë një ndarje të veçantë për zhvillimin e seminareve dhe leksioneve. Shumë nga fakultetet, kanë marrë vendim që të zhvillojnë leksionet online dhe seminaret në auditor. Për autoritetet arsimore, kjo është një masë e rëndësishme për të parandaluar grumbullimin në auditore.

Fakulteti Juridik, Ekonomik, Shkencat Sociale, Universiteti Bujqësor, i Tiranës dhe ai mjekësor do të zhvillojnë mësimin online dhe seminaret në auditore.

Ndërsa, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Tiranë ka bërë me dije vitet e dyta master do të zhvillojnë mësimin online, leksionet dhe seminaret. Ndërsa në lidhje me mësimin për ata që janë në Bachelor, universiteti bën me dije se vitet e dyta dhe të treta gjithashtu do të zhvillojnë mësimin online, seminaret dhe leksionet. Ndërsa vitet e para në Bachelor dhe në Master që do të regjistrohen në Universitetin e Gjuhëve të Huaja do të zhvillojnë në auditore seminaret ndërsa leksionet do ti zhvillojnë online.

 

Universiteti i Mjekësisë

Universiteti i mjekësisë ka vendosur që mësimi të zhvillohet në mënyrë të alternuar, në auditor si dhe online. Mësohet se leksionet do të zhvillohen online ndërsa praktikat do të zhvillohen në ambientet që kanë sipas programit. Këto masa janë marrë në kuadër të pandemisë COVID, e cila në Shqipëri po prek mijëra qytetarët si dhe ka shkaktuar viktima të shumta.

(A.B;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fakulteti i gjuhëve të huaja mesimi online ne universitete nisja e vitit te ri akademik fakulteti i gjuhëve të huaja mesimi online ne universitete nisja e vitit te ri akademik

Sondazh

Poll