Aktualitet

U kthye dje nga Siria, SPAK merr në pyetje Floresha Rashën, gruaja do të përgjigjet për kalimin nga Turqia dhe financuesit

28 Tetor 2020, 10:29 Nga DOSJA
U kthye dje nga Siria, SPAK merr në pyetje Floresha Rashën, gruaja do

TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK), do të marrë në pyetje Floresha Rashën, gruan e parë që u kthye dje në Shqipëri, pasi qëndroi për më shumë se 7 vite në Siri, dhe kampin Al-Hol. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se verifikimi i SPAK do të bëhet në bazë të një procedimi të nisur më herët nga ish-Prokuroria për Krimet e Rënda, në kohën kur disa shqiptarë së bashku me gratë dhe fëmijët u nisën për në Siri.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se verifikimi i SPAK do të lidhet edhe me kalimin e gruas nga Shqipëria në Turqi, e më pas në Siri. Kush i rekrutoi dhe financoi shqiptarët për të ikur në luftë? Këto janë çështjet kryesore që prokurorët do të kenë në përparësi në rastin e Rashës por edhe të tjerë personave që do të kthehen nga Al-Hol.

Floresha Rasha është gruaja e parë shqiptare që u nxorr nga kampi Al-Hol në Siri dhe bashkë më tre fëmijët e saj, Amar, Emel dhe Hatixhe.

Floresha Rasha është e veja e Diamant Rashës, i cili ndodhej në Siri që prej vitit 2014, vit në të cilin i shoqi iu vra në luftë. Ajo ishte e martuar me Diamant Rashën, i cili në Shqipëri punonte si shpërndarës picash, por kur shkoi në Siri, u njoh me emrin “Ebu Amar”. Ajo u kthye dje në Shqipëri bashkë me Endri Dumanin, ndërkohë që integrimi sërish në shoqërinë shqiptare, i Floreshës e cila është edhe e paralizuar, shihet i vështirë. Gruaja nuk pranohet as nga familja e të shoqit, të cilët e akuzojnë atë si ‘shkelëse’ të nderit, pasi pas vdekjes së burrit, solli në jetë dy fëmijë të tjerë, njëri prej tyre, i luftëtarit të ISIS nga Kosova, Lavdërim Muhaxheri. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet floresha rasha riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria spak heton xhihadistet floresha rasha riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria spak heton xhihadistet

Sondazh

Poll