Efektivja e Shtetit del zbuluar! JOQ nxjerr faktet se si vajza me profilin ‘FAKE’ nën emrin ‘LANDA’ monitoronte lajmet
28 Tetor 2020, 09:54Nga DOSJA
TIRANË-Dita-ditës policia e Lleshit humb terren nga misioni i saj, i cili supozohet se është të luftojë kriminalitetin e vërtetë… jo vetëm që nuk i mbron dhe respekton qytetarët, por është kundër tyre duke i dhunuar, shantazhuar, shkelur dhe injoruar ata. Institucioni në fjalë, që paguhet nga taksat tona dhe ka si synim të jetë në shërbim të qytetarëve devijon nga misioni i tij, i supozuar si organi që duhet t’i mbrojë shqiptarët. Kështu, nisim këtë artikull të radhës, për të kuptuar më mirë se për cfarë aktivitetesh “krim-luftuese” paguhet ky institucion. Redaksia e JOQ ALBANIA, pas rastit të kaluar të publikuar me fakte, ku sheshit, policia sërish “luftonte kriminalitetin” duke parë postimet e JOQ, tashmë ka pikasur një gjest tjetër, le të themi më skandalozin nga ana e policisë së Lleshit!
Lexoni me vëmendje miq, ky institucion ka degraduar në shkallën e fundit të tij! Këtë radhë, në dokumentin e siguruar nga JOQ, policia ka nisur një proces-verbal raportimi mbi këqyrjen e REKLAMAVE TË JOQ Albania!
Objekti i këqyrjes së proces-verbalit janë të dhënat kompjuterike që lidhen me kompanitë të cilat kanë vendosur reklamat e tyre në faqen tonë.
ZBARDHJA E PROCESVERBALIT
Kështu, OPGJ Gjenovefa Budo, pranë Sektorit për Hetimin e Krimeve Kompjuterike e ka nisur ditën e punës së saj duke parë reklamat që ilustrohen në median tonë online. Kjo e fundit, ka nisur një proces-verbal ku mban shënim të gjitha detajet e faqes së Google.com, të cilën e ka hapur nëpërmjet browserit Mozilla Firefox, dhe më pas fillon monitorimin nëpërmjet Facebook-ut, por këtu nisin qyfyret e para… ne mendonim se vetëm militantët e Rilindjes kishin llogari të rreme që sulmonin mediat opozitare me komente dhe i dilnin në mbrojtje liderit duke i bërë lajka të tipit “vdeksha unë për ty!”, apo “Skënderbeu i kombit shqiptar”, POR JO! Edhe policia përdor profile fake, njërin prej tyre e ka përdorur OPGJ e procesverbalit tonë Gjenovefa, profili FAKE mban emrin “LANDA”. E kështu Landa, ka shqyrtuar faqen tonë dhe ka shkuar deri tek sektori i reklamave dhe bannerave të faqeve tona, duke i analizuar me radhë për të parë nëse ka patur të reja, ndonjë shtesë nga ato që kanë qenë në webpage. Por kur flasim për policë, marrim parasysh edhe nivelin e inteligjencës dhe kështu OPGJ Landa ka klikuar edhe reklamat e Google duke menduar se kanë qenë banner-a në faqen tonë. Gjithsesi në fund të procesverbalit nuk është konstatuar asgjë e parregullt.
Oficerja e ka shfrytëzuar ditën e saj të punës duke parë të gjitha reklamat që shfaqen në faqe, duke i konkretizuar ato se cilat janë dhe shpjeguar se çfarë trajtojnë. Goxha ditë produktive për oficeren! Pra, të dashur qytetarë e keni të qartë tani?! Ky është shembulli i radhës që tregon se me çfarë merret Policia e Shtetit, monitoron me profile falso mediat opozitare.
Marrë nga JOQ
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
LEZHË– Avokati Gjergj Neli, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme nga Policia e Shtetit është shtruar në spitalin e qytetit për shkak se ka shfaqur probleme...
KËLCYRË– Sot në varrezat greke në Këlcyrë, me rastin e Festës së Greqisë, kanë mbërritur për homazhe edhe zyrtarë të qeverisë greke. Bëhet fjalë për z...
KËLCYRË- Një grua është shoqëruar gjatë ditës së sotme në Këlcyrë, pasi ka protestuar kundër homazheve që po kryhen në varrezat e ushtarëve grekë.Të p...
BALLSH– Gratë naftëtare të Ballshit hyjnë sot në ditën e 14-të të grevës së urisë. Në mbështetje të tyre ditën e sotme kanë shkuar dhe gratë naftëtare të Ku&cce...
SHQIPËRI– Sot në varrezat greke në Grykën e Këlcyrës u kremtua Festa Kombëtare e Greqisë “OXI”, ku u zhvilluan homazhe nga pjesëtarë të komunitetit minorit...
Duke mbajtur në dorë letra apo dosje si mbrojtëse ndaj diellit, të djersitur dhe duke ecur mes pluhurit që ngrihej nga punimet në të katërta anët e rrugës, kali...
GJIROKASTËR– Zbardhen detaje të reja nga sherri që përfundoi në tentativë për vrasjë, mbrëmjen e djeshme në Gjirokastër. Burime për Dosja.al bëjnë me dije ...