Aktualitet

Mbyllet shkolla “Sotir Gurra”, mësues dhe nxënës të infektuar me COVID

28 Tetor 2020, 09:41 Nga DOSJA
Mbyllet shkolla “Sotir Gurra”, mësues dhe nxënës

KORCE– Mësimi në shkollën ‘Sotir Gura’ në Korçë është mbyllur pasi disa mësues dhe nxënës kanë rezultuar me COVID-19.

Shkolla do të dezinfektohet e tëra në mënyrë që të ruhet shëndeti i mësuesve dhe nxënësve në kohën kur ata të rikthehen sërish në ato ambiente.

Mësuesit janë zëvendësuar me pjesë të kolektivit për të rregulluar kështu oraret mes tyre. Tamponit iu janë nënshtruar dhe anëtarët e tjerë të stafit të shkollës dhe përgjigjia pritet të dalë në ditët në vijim.

Që nga rastet e para të pandemisë në vendin tonë, në muajin mars dhe deri më tani janë shënuar mbi 19700 raste të infektuara. Nga të prekurit me COVID-19, kanë ndërruar jetë 487 persona, mes tyre edhe të rinj për shkak të komplikacioneve me shëndetin. Dje u shënua rekordi i viktima, me 7 persona që humbën betejën me virusin. Për të kuruar të sëmurët, deri më tani janë hapur dyert e Infektivit dhe Sanatoriumit, ndërkohë që gati është edhe spitali “COVID 3” me 150 shtretër të tjerë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbyllet shkolla ne korce mesues dhe nxenes me covid shkolla sotir gura mbyllet shkolla ne korce mesues dhe nxenes me covid shkolla sotir gura

Sondazh

Poll