Aktualitet

U arrestua dje nga Policia/ Avokati Gjergj Neli bëhet keq dhe shtrohet në spital! E shoqja denoncon efektivin për dhunë

28 Tetor 2020, 09:53 Nga DOSJA
U arrestua dje nga Policia/ Avokati Gjergj Neli bëhet keq dhe shtrohet

LEZHË– Avokati Gjergj Neli, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme nga Policia e Shtetit është shtruar në spitalin e qytetit për shkak se ka shfaqur probleme shëndetësore.

Ndërkohë që bashkëshorti merr mjekimin në spitalin rajonal të Lezhës, bashkëshortja e tij, e cila gjithashtu mban postin e zv.kryetares së Dhomës së Avokatisë, Shaqe Marinaj ka denoncuar se i shoqi është dhunuar nga efektivi, Myrteza Mehmeti.

Dhunën e pretenduar ndaj bashkëshortit të saj, Marinaj e ka denoncuar sot pranë Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, duke akuzar efektivët se e kanë ofenduar dhe dhunuar bashkëshortin e saj gjatë shoqërimit për në Komisariat.

Avokati Gjergj Neli u shoqërua dje në polici, pasi ka pasur një denoncim për të nga banori i pallatit ku juristi ka zyrën. Banori ka denoncuar në Polici se avokati kishte vendosur dy stola në hyrje të pallatit, duke bërë që një partullë të shkojë për kontroll. 

Por, sipas bashkëshortes së Nelit, avokati është dhunuar, ndaj dhe ajo ka kërkuar që SHÇBA të marrë edhe kamerat e sigurisë, që sipas saj vërtetojnë dhunën dhe të merren masa.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjergj neli gjergj neli ne spital shaqe marinaj gjergj neli gjergj neli ne spital shaqe marinaj

Sondazh

Poll