Aktualitet

Ka 17 kampe të tjera në Siri! Gledis Nano tregon detaje me ‘pikatore’: Na lini të punojmë, nuk flas më

28 Tetor 2020, 07:02 Nga DOSJA
Ka 17 kampe të tjera në Siri! Gledis Nano tregon detaje me

TIRANË– Shefi i Anti-terrorit Gledis Nano ka dhënë detaje të tjera lidhur me shqiptarët që janë larguar për në Siri dhe aktualisht ndodhen në kampin e Al-Holit. Në fjalën e tij në emisionin “Opinion”, Nano tha se bëhet fjalë për 17 kampe të tjera përveç atyre famëkeq por nuk ka preferuar që të japë detaje nëse në to ndodhen apo jo shtetas shqiptarë. 

Në replika me gazetarët në studio, të cilët i kanë kërkuar që të punojnë më shpejt për rikthimin e fëmijëve dhe grave, ai ka kërkuar kohë që të punojmë. 

“E dini sa kampe të tjera ka përveç këtyre që përmendëm? 17. Në rregull? Do përmend vetëm një fragment; kemi qënë edhe në një kamp tjetër përveç Al-Holit dhe Roxhit. Kaq! Nuk flas më. Na lini të punojmë,”– tha Gledis Nano.

Shiko minutën 1:17:00

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gledis nano kampi i al-howl gledis nano kampi i al-howl

Sondazh

Poll