Ekzekutimi i 50-vjeçarit në sy të gruas/ Merret në pyetje edhe ish-dhëndri, dyshohet për konflikt pas ndarjes. Pikat kyçe
28 Tetor 2020, 06:47Nga DOSJA
FIER– Një pistë e re po hetohet nga Policia e Shtetit për vrasjen e 50-vjeçarit nga Fieri, Ahmet Toska. Burime nga uniformat blu thanë për Panoramën se për vrasjen e 50-vjeçarit është marrë në pyetje edhe ish-i fejuari i vajzës së tij.
Dyshohet se Toska mund të jetë vrarë si pasojë e ndonjë konflikti pas ndarjes së vajzës së tij. Megjithatë asgjë nuk është e konfirmuar, pasi Policia po vijon hetimet pa lënë pas dore edhe pistat e tjera.
Gjithashtu një detaj tjetër që mund të sjellë zbardhjen e ngjarjes është edhe fakti që nga 12 kamerat e sigurisë së zonës kanë pikasur agresorin, një të ri me kapuç që çalon. Gjithashtu të njëjtat burime nga grupi hetimor kanë bërë me dije gjithashtu se arma që është përdorur në këtë krim, është shumë e veçantë. Me një pistoletë të atij lloji, sipas grupit hetimor, janë kryer vetëm dy vrasje në Shqipëri.
50-vjeçari u vra pak ditë më parë në lagjen e tij në Fier, pak metra pasi kishte dalë nga shtëpia, në sy të bashkëshortes së tij. Dosja.al raportoi se Tosku ishte një njeri i qetë dhe pa probleme, megjthatë daja i viktimës ka kryer një vrasje para shumë vitesh, por siç duket gjakmarrësit nuk kanë harruar. Kjo është një tjetër pistë që po hetohet.
Një tjetër pistë ku po hetohet është ajo e prishjes së pazareve të vetë 50-vjeçarit, në shtetin fqinj. Ahmet Toska ka qenë emigrant për disa kohë në Greqi dhe konfliktet që ka pasur atje, mund të jenë zhvendosur në lagjen “Sheq i Madh” në Fier.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ELBASAN– Gjendet një person i pajetë në lagjen “5 maji” në qytetin e Elbasanit. Mendohet se viktima, i identifikuar si Rasim Sinani, ka ndërruar jetë si pasojë ...
TIRANË– Marc Ghorayeb, Konsull në Liban dhe njëherësh këshilltar jo rezident i Kryeministrit për Lindjen e Mesme dhe Afrikën, ka folur lidhur me misi...
TIRANË– Dy fëmijët e vegjël, të lindur në Siri nga Floresha Rasha që sot u riatdhesua janë të Lavdërim Muhaxherit. Këtë gjë e ka bërë publike gazetar...
TIRANË- Drejtor i sigurisë së Kosovës, Bedri Elezi tha në Open se vëllai 4-vjeçar i Alvin Berishës, Bunjamini është gjallë dhe po kujdeset për të në...
TIRANË– Shefi i antiterrorit Gledis Nano, i cili ka qenë i përfshirë në misionin e rikthimit të qytetarëve shqiptarë nga kampi Al- Hawl ka treguar de...
TIRANË- Sonja Ndregjoni, familjare e Endri Dumanit u shpreh se është gëzuar shumë për rikthimin e tij ndërsa presin pafund rikthimin edhe të Evës, e ftuar...
TIRANË– Iris Luarasi është shprehur se Eva Dumani, shqiptarja e mbetur në kampin Al hol, i ka lënë një mesazh të vëllait. E ftuar në studion e “Opini...
TIRANË– Drejtori i Antiterrorit, Gledis Nano ka rrëfyer se në momentin që janë gjendur pranë kampit Al Hol, kanë rrezikuar jetën.I ftuar në studion e...