Politike

‘Përplasja’ për nënshtetësitë/ Deputeti Alket Hyseni i bën sfidë të hapur Metës: Nëse ke bërë 419 kërkesa parap

28 Tetor 2020, 07:41 Nga DOSJA
‘Përplasja’ për nënshtetësitë/ Deputeti

TIRANË– Deputeti socialist Alket Hyseni i ka bërë sfidë të hapur presidentit Ilir Meta lidhur me shpërndarjen e nënshtetësive shqiptare me procedurë të përshpjetuar.

Nga studioja e emisionit Repolitix, Hyseni ka deklaruar se nëse Meta provon se ka bërë 419 kërkesa paraprake ndaj institucioneve kontrolluese para se ketë dhënë nënshtetësinë, atëherë ai do t’i kërkojë falje publikisht.

Do t’i kërkoj Metës publikisht falje nëse rezulton se ai ka bërë paraprakisht 419 kërkesa ndaj shërbimit informativ Shtetëror, atij të ushtrisë, policisë prokurorisë gjykatës. Do t’i kërkoj ndjesë publikisht nëse e ka bërë kë edhe pse ligjërisht nuk i takon atij. Unë e bëra sfidën time,”- tha ai.

Prej disa javësh, ‘Shqiptarja.com’ dhe gazetari Adriatik Doçi kanë publikuar listën e dhënies së nënshtetësisë shqiptare nga presidenti Ilir Meta, ku sipas investigimit, presidenti nuk ka ndjekur procedurën dhe ka anashkaluar verifikimet. Lista me gati 800 emra, përmban edhe disa persona të dënuar në Prishtinë, të cilët Meta iu ka dhënë nënshtetësinë, por edhe një sërë personave të panjohur, që janë pajisur me pasaportë nga kreu i shtetit, edhe pse nuk janë pjesë e listës së personave që hyjnë tek “interesi kombëtar” apo “meritat e veçanta”, siç parashtron ligji për dhënien e shtetësisë në mënyrë të përshpejtuar. Për dokumentat e publikuara, gazetari Doçi u thirr dje edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike alket hyseni dhenia e nenshtetesive ilir meta alket hyseni dhenia e nenshtetesive ilir meta

Sondazh

Poll