Sport

Depresioni i Iliçiç, nuk ishte prej të dashurës

27 Tetor 2020, 12:11 Nga DOSJA
Depresioni i Iliçiç, nuk ishte prej të dashurës

ITALI – Josip Iliçiç është rikthyer tashmë te skuadra e tij e Atlantës, pas një periudhe relativisht të gjatë shkëputjeje, sepse vuante nga depresioni. Lajmi i diagnozës së tij i dha mundësinë mediave vedase të fillonin fantazitë e tyre në lidhje me shkakun që e kish çuar lojtarin e bergamaskëve drejt depresionit.

Një prej historive që qarkulloi ishte një histori tradhëtie e të dashurës së tij, por në të vërtetë është miku i tij i ngushtë, shoku i skuadrës Alehandro Gomez, ai që jo vetë e ka hedhur poshtë, por ka treguar dhe të vërtetën e kësaj situate.

Ky i fundit në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur: “Iliçiç u infektua me koronavirus dhe e përjetoi shumë keq, aq sa kaloi edhe në depresion. Vjen një moment kur nuk duroni dot dhe koka juaj shpërthen. Për fat të mirë ai tani ka kaluar gjithçka dhe është me ne, është shumë i rëndësishëm për skuadrën”, u shpreh Gomez.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 27 Tetor 2020, 10:16

Sot mbrëmja e Champions League

EUROPE – Pandemia dhe e gjithë kjo siatuatë kaotike në të gjithë botën, ka edhe një të mirë, të paktën për sportdashësit. Vërtet nuk mund të jenë në stadium, po...

Sport 26 Tetor 2020, 20:48

Menaxheri Hysajt kërcënon Napolin

ITALI – Pavarësisht formës relativisht të mirë të Elseit Hyajt te Napolit dhe aktivizimit të rregullt nën drejtimin skuadrës nga Genaro Gatuzo, rinovimi i mbroj...