Sport

Barçës vazhdon i djeg humbja “El Clasico”, kërkon hetim për VAR-in

26 Tetor 2020, 20:05 Nga DOSJA
Barçës vazhdon i djeg humbja “El Clasico”, kërkon

SPANJE – Kanë kaluar ditë nga përfundimi i “El Clasico” së Spanjës, por me sa duket ajo humbje e katalanasve vazhdon të djegë. Sipas të përditshmes “Sport” në Katalunja, penalltia e akorduar ndaj Serxhio Ramos jo vetëm që nuk ishte, por as gjyqtarët nuk e menduan një gjë të tillë në fillim.

Gjyqtari anësor i ka thënë arbitrit kryesor se nuk ishte penallti, por ka qenë sistemi VAR që vendosi në fund që penalltia të akordohej, duke krijuar jo pak polemika në Spanjë, siç shkruan kjo e përditshme, që vlen për t’u përmendur, se është një gazetë shumë pranë skuadrës së Barcelonës.

Si rrjedhojë duket se drejtues të kubit katalanas do të kërkojnë që të dëgjojnë komunikimin në kufje mes arbitrave në ato momente dhe për këtë gjë do të çojnë një kërkesë në federate. Ata pretendojnë se duke dëgjuar dhe vërtetuar këtë komunikim mes arbitrave në fushë mund të rrëzojnë vendimin e VAR.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona el clasico real madrid sergio ramos barcelona el clasico real madrid sergio ramos

Sondazh

Poll

Sport 26 Tetor 2020, 20:48

Menaxheri Hysajt kërcënon Napolin

ITALI – Pavarësisht formës relativisht të mirë të Elseit Hyajt te Napolit dhe aktivizimit të rregullt nën drejtimin skuadrës nga Genaro Gatuzo, rinovimi i mbroj...

Sport 26 Tetor 2020, 21:53

Roli i Shëndetit Mendor në Botën e Futbollit

Bota e futbollit shikohet nga tifozët dhe njerëzit nëpër botë si një industri një lojë ku qarkullojnë nje sasi e madhe parash dhe në të cilën lojtarët dhe ekipe...