Sport

Menaxheri Hysajt kërcënon Napolin

26 Tetor 2020, 20:48 Nga DOSJA

ITALI – Pavarësisht formës relativisht të mirë të Elseit Hyajt te Napolit dhe aktivizimit të rregullt nën drejtimin skuadrës nga Genaro Gatuzo, rinovimi i mbrojësit është në dyshim.

Sërish është menaxheri i Hysajt, Mario Xhufredi, ai që ka “kërcënuar” drejtuesit napolitanë për çështjen e rinovimit.

“Napoli ka tre mbrojtës dhe është e vështirë të gjesh më mirë. Hysaj, që kur arriti Gatuzo, po bën shumë mirë. Vetëm me Ançelotin kishte një regres. Rinovimi? Nuk varet nga rinovimi i Gatuzos. Unë kam vrapuar pas Napolit për rinovimin e Hysajt prej dy vitesh.

Nëse atij do i bëhet propozimi i duhur, do të qëndrojë. Për ndryshe pas tre muajsh Hysaj mund të nënshkruajë me cilin klub të dëshirojë,” – tha Xhufredi.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport elseit hysaj napoli elseit hysaj napoli

Sondazh

Poll

Sport 26 Tetor 2020, 21:53

Roli i Shëndetit Mendor në Botën e Futbollit

Bota e futbollit shikohet nga tifozët dhe njerëzit nëpër botë si një industri një lojë ku qarkullojnë nje sasi e madhe parash dhe në të cilën lojtarët dhe ekipe...