Sport

Hleb: I zhgënjyer nga Barça, gabova që lashë Arsenalin

27 Tetor 2020, 12:24 Nga DOSJA

ANGLI – Me kalimin e viteve dhe ndryshimin e historive, edhe lojtarë të ndryshëm, mundohen të zbulojnë diçka nga e shkuara dhe lëvizjet e merkatos që gjatë periudhës kur janë aktivë i mbajnë sekret, për arsye menaxheriale dhe konfidencialiteti. Kështu ka ndodhur edhe me Alexander Hleb, i cili ka pranuar se kishte bërë gabim të madh kur e kishte braktisur Arsenalin për Barcelonën.

Hleb kaloi tek Arsenalit nga Stuttgarti në vitin 2005 dhe qëndroi atje për 3 sezone përpara largimit. Ai më pas kaloi te Barcelona në vitin 2008, por nuk ishte në gjendje të zinte vend në skuadrën e Barçës, pasi u aktivizuar vetëm në 36 ndeshje, para se të huazohej në Stuttgart, Birmingham dhe Wolfsburg.

Edhe pse në sezonin e parë me Barcelonën e fitoi Ligën e Kampionëve, La Ligën dhe Kupën e Mbretit, Hleb e pranon se nuk ia ka vlejtur largimi nga Arsenali, ku ndihej i lumtur.

“Kanë kaluar shumë vjet dhe ende mendoj për këtë. Nuk kuptoj. As sot e kësaj dite nuk e kuptoj se çfarë ndodhi, apo pse e mora këtë vendim”, tha Hleb.

“Natyrisht, Barcelona ishte ekipi më i mirë në botë në atë moment, por unë isha shumë i lumtur në Arsenal në atë kohë. Kisha miq, më pëlqente trajneri dhe po luaja për njërin prej ekipeve më të mira, pastaj tifozët, stadiumi dhe gjithçka tjetër. Kampionati fantastik, Premierliga dhe gjithçka tjetër”, shtoi ai.

“Pse u largova nuk kuptoj. Unë isha shumë i lumtur tek Arsenal. Qava kur fola me Arsen Vengerin. Ne biseduam gjatë pushimit veror, para se të largohesha dhe ai më tha se dëshironte të më mbante në klub, sepse isha i rëndësishëm për të. Qava. Nuk e dija çfarë në bëja në atë moment”, nënvizoi ai.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 27 Tetor 2020, 10:16

Sot mbrëmja e Champions League

EUROPE – Pandemia dhe e gjithë kjo siatuatë kaotike në të gjithë botën, ka edhe një të mirë, të paktën për sportdashësit. Vërtet nuk mund të jenë në stadium, po...

Sport 26 Tetor 2020, 20:48

Menaxheri Hysajt kërcënon Napolin

ITALI – Pavarësisht formës relativisht të mirë të Elseit Hyajt te Napolit dhe aktivizimit të rregullt nën drejtimin skuadrës nga Genaro Gatuzo, rinovimi i mbroj...