Sport

Ronaldo do me çdo kusht të jetë në sfidën kundër Messit, portugezi në pritje të tamponit të rradhës

27 Tetor 2020, 10:02 Nga DOSJA
Ronaldo do me çdo kusht të jetë në sfidën kundër

TORINO-Orë të rëndësishme në shtëpinë e Juventusit, për tifozët, për Andrea Pirlon dhe mbi të gjitha për Cristano Ronaldon. Portugezi kërkon të jetë në fushë në ndeshjen e së mërkurës për Champions League kundër Barcelonës. Portugezi rezultoi me koronavirus më datë 13 tetor, ditën e sotme lojtari ka bërë testin e fundit, rezultati i së cilës do të dihet brenda ditës.

Shpresa e portugezit dhe Pirlos është që tamponi i fundit të jetë negativ. Në fakt, protokolli që ndjek Uefa përcakton, për takimet që do të luhen në shtëpi, për të dalë në fushë, një lojtar nuk duhet të ketë pasur asnjë simptomë për një javë dhe të ketë një rezultat negativ të paktën 24 orë para ndeshjes.

Sipas komunikatës së klubit bardhezi, shtupa e fundit kishte zbuluar një ngarkesë shumë të ulët virale, e cila do të ishte shenjë e mirë për të mërkurën. Në Juve ka orë të tëra pritje, por në një kuptim të caktuar ato janë për të gjithë tifozët e futbollit, të cilët ëndërrojnë të dëshmojnë edhe një super-sfidë mes Ronaldos dhe Lionel Messit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus messi ronaldo juventus messi ronaldo

Sondazh

Poll

Sport 26 Tetor 2020, 20:48

Menaxheri Hysajt kërcënon Napolin

ITALI – Pavarësisht formës relativisht të mirë të Elseit Hyajt te Napolit dhe aktivizimit të rregullt nën drejtimin skuadrës nga Genaro Gatuzo, rinovimi i mbroj...

Sport 26 Tetor 2020, 21:53

Roli i Shëndetit Mendor në Botën e Futbollit

Bota e futbollit shikohet nga tifozët dhe njerëzit nëpër botë si një industri një lojë ku qarkullojnë nje sasi e madhe parash dhe në të cilën lojtarët dhe ekipe...