Sport

VIDEO / Bartomeu: Ja përse nuk e lejova Mesin të largohet

27 Tetor 2020, 13:16 Nga DOSJA
VIDEO / Bartomeu: Ja përse nuk e lejova Mesin të largohet

BARCELONE – Çështja e rinovimit të Lionel Mesit te Barcelona është ende një pikë e nxehtë. Madje për këtë mosarritje marrëveshjeje u përfol ditën e djeshme nga mediat spanjolle, se presidenti Bartomeu mund të jepte edhe dorëheqjen. Por ditën e martë, ai doli në një intervistë, ku jo vetëm mohoi një dorëheqje të mundshme, por tregoi edhe përse nuk do ta lejojë Lionel Mesin, që të largohet nga Barcelona.

“Kur mësova në fillim se Lionel Mesi ishte i mërzitur dhe donte të largohej nga klubi, u përpoqa menjëherë t’i shpjegoj atij dhe menaxerit të tij, apo edhe familjes së tij, se Barcelona nuk mund ta linte atë të largohej. Pse? Sepse ai është lojtari më i mirë në Botë, dhe se ne kemi filluar tani me Ronald Kuman një projekt me djem të rinj, për të cilët Lionel Mesi është pika kyçe.

Unë e kuptoj që ai mund të jetë i nxehur, por neve na duhet Leo Mesi te Barcelona dhe shpresoj që në muajt në vazhdim Leo të vijë dhe të thotë: “Jam i kënaqur që qëndrova te Barcelona dhe do të rinovoj kontratën dhe ta mbyll karrierën time te ky klub. Prandaj dua t’ju them që unë e kuptoj atë,” – tha presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.

B.T (Dosja.al)

Barcelona president Josep Maria Bartomeu has explained why he didn’t let Lionel Messi leave this summer ?‍♂️ pic.twitter.com/o7BXk9e4ry

— Goal (@goal) October 27, 2020

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona jose maria bartomeu lionel messi barcelona jose maria bartomeu lionel messi

Sondazh

Poll

Sport 27 Tetor 2020, 10:16

Sot mbrëmja e Champions League

EUROPE – Pandemia dhe e gjithë kjo siatuatë kaotike në të gjithë botën, ka edhe një të mirë, të paktën për sportdashësit. Vërtet nuk mund të jenë në stadium, po...

Sport 26 Tetor 2020, 20:48

Menaxheri Hysajt kërcënon Napolin

ITALI – Pavarësisht formës relativisht të mirë të Elseit Hyajt te Napolit dhe aktivizimit të rregullt nën drejtimin skuadrës nga Genaro Gatuzo, rinovimi i mbroj...