Sport

Bëri lëmsh ndeshjen në “San Siro”, arbitri Giacomelli me një të shkuar si tifoz i Romës dhe idhull Francesco Tottin

27 Tetor 2020, 10:32 Nga DOSJA
Bëri lëmsh ndeshjen në “San Siro”, arbitri Giacomelli

ITALI-Sfida mes Milanit dhe Romës do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për rezultatin 3-3, por edhe sepse arbitri i ndeshjes Paolo Giacomelli shfaqi performancë të dobët duke dhënë dy penallti inekzistente dhe nuk mori asnjëherë ndihmën e VAR në dy momentet më të diskutuara. Fillimisht në minutën e 69 duke akorduar një penallti kundër Milanit. Benacer mbërriti përpara te topi në zonën e kuqezinjëve dhe u shkel nga ana e Pedros. Një vendim tërësisht i çuditshëm nga ana e gjyqtarit që akordon një penallti për Romën.

Pavarësisht protestave të shumta, Giacomelli dukej i sigurt: “E kam parë unë”. Për të vazhduar më tej Giacomelli vazhdon që të shtojë gafat e tij me teorinë e kompensimit. Calhanoglu fiton një penallti inekzistente pasi Mancini nuk e preku aspak në trup në tentativën për heqjen e topin. Nuk është hera e parë që Giacomelli është në qendër të kritikave edhe në ndeshjen Lazio-Torino të 11 dhjetorit 2017 kur arbitri dha penallti për Torinon.

Diçka e tillë nervozoi tifozët bardhekaltër të cilët menjehërë gjetën të shkuarën e arbitrit. Giacomelli është tifoz i Romës, në profilin e tij në Facebook me emrin Jack O’Melly (profil që nuk ekziston më) shihet arbitri teksa drejton ish-kapitenin Totti gjatë një ndeshjeje.

Kujtojmë që arbitri italian ka një local në Trieste, atje ku ka veshje në ngjyrat e Romës dhe fjalë që lavdërojnë klubin kryeqytetas. Gjithashtu edhe në profilin zyrtar të tij në “Facebook” ndodhet Giacomelli teksa drejtonte Françesko Totin përgjatë një ndeshje.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport giacomelli milan roma giacomelli milan roma

Sondazh

Poll

Sport 27 Tetor 2020, 10:16

Sot mbrëmja e Champions League

EUROPE – Pandemia dhe e gjithë kjo siatuatë kaotike në të gjithë botën, ka edhe një të mirë, të paktën për sportdashësit. Vërtet nuk mund të jenë në stadium, po...

Sport 26 Tetor 2020, 20:48

Menaxheri Hysajt kërcënon Napolin

ITALI – Pavarësisht formës relativisht të mirë të Elseit Hyajt te Napolit dhe aktivizimit të rregullt nën drejtimin skuadrës nga Genaro Gatuzo, rinovimi i mbroj...

Sport 26 Tetor 2020, 21:53

Roli i Shëndetit Mendor në Botën e Futbollit

Bota e futbollit shikohet nga tifozët dhe njerëzit nëpër botë si një industri një lojë ku qarkullojnë nje sasi e madhe parash dhe në të cilën lojtarët dhe ekipe...